Δευτέρα, 16 Απριλίου 2012

Idrizi: Εάν το ΔΚ συνεργαστεί με το ΚΕΑΔ, εμείς φεύγουμε από τη δεξιά συμμαχία


Τι λέει τις δηλώσεις του Πάζιου,  για το συνέδριο του ΚΕΑΔ, τη διάσπαση στο κόμμα του και για τις δηλώσεις Haxhinasto
Ο πρόεδρος του κόμματος PDIU, που είναι γνωστό και ως κόμμα των τσάμηδων, σε συνέντευξη του στη “Gazeta Shqiptare”, όπως ήταν αναμενόμενο αναφέρθηκε σε πολλά θέματα ελληνικού ενδιαφέροντος.  Κατηγόρησε για μία ακόμη φορά τον Υπουργό Εξωτερικών της Αλβανίας που είπε ότι ήταν λάθος που η χώρα του εξέδωσε διαβατήρια με την τοπωνυμία Τσαμουριά και ότι θα φέρει αυτό το θέμα στη βουλή.  Έδειξε εμμέσως ότι δεν είναι ικανοποιημένος από την κυβερνητική συμμαχία και είπε πως εάν το κόμμα του Ντούλε συμμαχήσει με το Δημοκρατικό Κόμμα, τότε το PDIU δεν θα έχει καμία θέση εκεί.

 Είπε ακόμα πως το κόμμα του επιθυμεί καλές σχέσεις με την Ελλάδα και ότι πολύ μειονοτικοί στις προηγούμενες εκλογές ψήφισαν το κόμμα του!  Τον εξέπληξαν ευχάριστα οι δηλώσεις του Έλληνα Πρέσβη που είπε ότι ο όρος «Βόρειος Ήπειρος» ανήκει στο παρελθόν  για να συμπληρώσει πως δεν μπορεί να καταλάβει τη διγλωσσία του γιατί για άλλα θέματα όπως της απογραφής κράτησε αρνητική στάση (θα εννοούσε τον Πρόξενο Κορυτσάς κ. Καμαρινό, γιατί ο κ. Πάζιος δεν θυμόμαστε να είπε ποτέ κάτι για αυτό το θέμα). 

Στη συνέχεια, όλη η συνέντευξη του Idrizi στα αλβανικά:

Idrizi: PD aleancë me PBDNJ? Ne dalim nga koalicioni
NGA: VALENTINA MADANI
TIRANE-Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” ka deklaruar se do të largohet nga koalicioni qeverisës në rast se Partia Demokratike do të bëjë aleancë me PBDNJ-në e Vangjel Dules. Idrizi ndërkohë ka lënë të hapur mundësinë e një koalicioni me partinë “Aleanca Kuq e Zi” të Kreshnik Spahiut. Kreu i PDIU-së ka apeluar nevojën e zgjedhjes së një Presidenti konsensual si dhe ka bërë të ditur se do të kërkojë një interpelancë me ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto lidhur me deklaratat e tij për Çamërinë.
Z.Idrizi, patët një reagim mjaft të ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm, z. Edmond Haxhinasto në lidhje me termin Çamëri. Ndërkaq, kreu i PDIU-së Vangjel Dule është shprehur se nuk ka Çamëri. Si i konsideroni deklaratat e tyre?
Deklaratat e z.Dule nuk vlejnë në fakt as koment. Në fund të ditës, çdo marionetë nuk mund të funksionojë në bazë të vendimeve personale, por vepron vetëm sipas drejtimit që i jep kurdisësi i tij. Dhe kurdisësi i tij ka nxjerr në pah disa justifikime që nuk mund t’i pranojë askush. Athina zyrtare pra, në ndryshim edhe nga një pjesë e madhe e elitës intelektuale greke, pretendon sot se termi Çamëri, qenka një term inekzistent. Për ta shkërmoqur tërësisht këtë argument inekzistent dhe për të nxjerrë në pah qëllimin e vërtetë të tij, mjafton të themi faktin se shumica e shqiptarëve të ndaluar në Greqi nuk kanë në pashaportat e tyre toponimin Çamëri, por kanë thjesht qytetin e fshatin e lindjes, Paramithinë, Gumenicën, Pargën, Margëlliçin, Filatin, e kështu me radhë, e prapë janë ndaluar. Përpos kësaj atyre kur u është ndaluar hyrja në Greqi nuk u është komunikuar si motiv prania e toponimit Çamëri por janë gjetur mesele të tjera banale.
Po përsa i përket deklaratës se z.Haxhinasto?
Të them të vërtetën u habita negativisht kur dëgjova intervistën e z.Haxhinasto, i cili pa drojtje tha se jo thjesht “jemi të detyruar” të bëjmë negociata dypalëshe, në lidhje me termin Çamëri në pashaportat shqiptare, por madje “do të jemi edhe fleksibël” në këto negociata. Kjo është thjesht skandaloze. Së pari, shteti shqiptar nuk mund të pranojë apriori çdo argumentim të një shteti tjetër, si të ishte diçka normale dhe e zakonshme. Çertifikuesi i vetëm i dokumentave zyrtare shqiptare është Ministria e Punëve të Brendshme dhe asnjë autoritet tjetër. A keni parë ndokënd që është i gatshëm të hyjë në negociata që paralajmëron palën tjetër se do të jetë “fleksibël”, pra i thotë “kërko çfarë të duash, se unë ndryshoj pozicionin tim pa problem”. Kjo është gafë e rëndë jo për një ministër të Jashtëm, por akoma edhe për nivelet më të ulta të përfaqësive diplomatike. Jam i sigurt se ata punonjës me përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme janë skandalizuar nga ky togfjalësh. Nëse qeveria shqiptare do të ulet në negociata (jo dialog, negociata) me palën greke, asesi që nuk mund të ulet për ekzistencën apo jo të termit Çamëri, por duhet të ulet për zgjidhjen e çështjes çame. Këto janë negociata. Ministri Haxhinasto është individi që duhet t’u bëjë ballë arsyetimit absurd grek, e për fakt të keq, në një fjali të vetme, bëri pesë gabime të pafalshme për një ministër të jashtëm, çka na detyroi t’i japim një përgjigje aspak diplomatike. Shteti shqiptar e ka detyrim kushtetues dhe jo zgjedhje zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe nëse nuk e bën, ne, jo vetëm si PDIU, por së bashku me Shoqatën Çamëria dhe çdo shqiptar patriot do t’i kundërvihet në mënyrë të ashpër këtij realiteti. Shumë shpejt, do të thërras në interpelancë ministrin tonë të Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë, për të dhënë disa përgjigje konkrete mbi çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.
Po deklaratën e ambasadorit grek në Tiranë, Pazios se Epiri i Veriut se është çështje e së kaluarës si e konsideroni?
Të them të drejtën e lexova me kujdes atë çka ambasadori i Greqisë në Shqipëri tha në gazetën tuaj dhe mund të them se është një shenjë pozitive deklarata e tij. Mirëpo më lë dyshues fakti që në të njëjtën kohë një përfaqësues zyrtar i shtetit grek bën deklarime kaq mendjehapura dhe nga ana tjetër po i njëjti përcjell pretendime absurde për toponimet e vendosura në pashaportat e shtetit shqiptar. Po ashtu, më duket mjaft e çuditshme se si nga njëra anë përfaqësuesi i shtetit grek thotë se është një çështje e së kaluarës, dhe nga ana tjetër, partia bashkëqeverisëse, që nesër do të jetë në pushtet, organizon konferenca për këtë çështje, ndërsa zv/ministri i Jashtëm grek, sulmon PDIU-në vetëm pse ndaluam abuzimin monetar që donte të bënte Greqia me anë të censusit.
Kryeministri Berisha deklaroi gjatë vizitës së tij në Turqi se shqiptarët dhe turqit kanë lidhje gjaku. Si e komentoni këtë deklarim të tij?
Kryeministri nuk dha ndonjë gjykim profesional sepse nuk është ekspert gjenetike por kardiolog dhe ka nënkuptuar që ne zemrat tona ekziston një dashamirësi ndaj popullit dhe shtetit turk.
Jeni të kënaqur me postet që morët në qeveri? Çfarë parashikon tjetër marrëveshja PDIU-PD? Pse nuk pamë një ministër çam në qeveri por vetëm vende zv/ministrash dhe drejtorësh?
Nuk jemi parti që rendim për të ndarë karrige dhe jemi përpjekur që marrëveshja me PD të kishte në zemër të saj aspekte programore dhe shtyrjen përpara të platformës sonë. Unë madje e kam bërë që në fillim me dije publikisht që nuk kam për të marrë post ministri sikurse është bërë traditë të ndodh në Shqipëri me kryetarë të tjerë të partive aleate të partive kryesore që kanë drejtuar koalicionet. Në këtë aspekt ne kemi bërë një precedent për të cilin jam krenar. Kuptohet që ne nuk jemi të kënaqur me përfaqësimin tonë politik në qeverisje por besoj se me forcimin dhe zgjerimin e mbështetjes për partinë tonë në një të ardhme të afërt ne do të jemi më të pranishëm në vendim-marrje dhe legjislativ.
Kohët e fundit është vënë re një përplasje brenda PDIU-së mes jush dhe deputetit tjetër Dashamir Tahiri. Cilat janë arsyet? Ka të drejtë deputeti Tahiri kur thotë se ju nuk u konsultuat me forumet e partisë për zgjedhjen e emrave në qeveri?
Unë me bashkëpunëtorin tim të ngushtë politik, Dashamir Tahirin kemi vite që bashkëpunojmë afër në të njëjtin front e përpiqemi për kauzën dhe programin tonë. Ne kemi shumë më tepër gjera që na bashkojnë sesa na ndajnë.
Si e konsideroni ftesën e nënkryetares së PD-së Jozefina Topalli për ta bërë PBDNJ-në pjesë të aleancës së saj qeverisëse gjatë 20 vjetorit të krijimit të saj?
Unë mundohem ta mirëkuptoj këtë deklaratë që vjen për shkak të taktikave elektorale që diktohen prej sistemit aktual zgjedhor dhe kodit që e shoqëron. Në këtë rast znj.Topalli edhe si ish -pedagoge e talentuar e matematikës është duke bërë manovra pragmatiste në shërbim të suksesit të zgjedhjeve të ardhshme. Mirëpo ajo që më ka shqetësuar është fakti që si kryetarja e parlamentit ashtu edhe lideri i opozitës, që zakonisht s’para janë marrë vesh me njeri tjetrin, në atë aktivitet ranë në një frekuencë duke e quajtur Vangjel Dulen si mishërues të vlerave evropiane që do e çojnë Shqipërinë drejt BE-së. Dule gjatë veprimtarisë së tij ka dëshmuar krejt të kundërtën e të qenurit mishërim i idealeve evropiane duke u bërë shpesh zëdhënës i ideve më të prapambetura shoviniste.
Cili do të jetë qëndrimi I PDIU-së në rast se edhe PBDNJ hyn në një aleancë me PD-në?
Çështjen e koalicionit qeveritar ne e shohim më shumë në lidhje me marrëdhënien e drejtpërdrejtë që kemi me PD-në si lokomotiva e këtij koalicioni qeverisës sesa me partitë e tjera me të cilat PD zgjedh të hyjë në koalicion. Për sa kohë qeveria aktuale është dakord me programin tonë, mbron interesat kombëtare të shtetit tonë, synon integrimin Euro-atlantik, mban qëndrim patriotik lidhur me zhvillimet dhe situatën e bashkëkombasve tonë dhe ç’është më e rëndësishmja mbështet zgjidhjen e çështjes çame, ne do mbetemi pjesë e koalicionit dhe bashkëpunimit të ngushtë politik. Nëse PBDNJ dhe cilado forcë e madhe do të binin ndesh me programin tonë politik atëhere kuptohet që ne nuk do të jemi më pjesë e koalicionit. Megjithatë përfitoj nga rasti për të theksuar që ne nuk jemi anti-grek apo ksenofobë, besojmë në mundësinë për të ndërtuar fqinjësi të mirë e bashkëjetesë mes kombeve për sa kohë këto marrëdhënie mbështeten në barazi e respekt reciprok. Njoh personalisht shumë minoritarë që kanë votuar PDIU-në dhe jo z.Dule apo ndonjë tjetër dhe sikurse e theksova më sipër nuk mbajmë qëndrime apriori anti-greke.

Si e shikoni krijimin e një partie të re nga ana e Bamir Topit?
Kushdo ka të drejtë të krijojë forca politike, secili e gjykon vetë peshën e tij në elektorat dhe asnjë vend demokratik nuk ka humbje nga pluralizmi dhe shtimi i konkurrencës në garën politike, përkundrazi, këto tipare janë të shëndetshme. Nuk besoj se më takon mua të analizojë një forcë tjetër politike, aq më tepër një parti që nuk është krijuar dhe nuk është deklaruar zyrtarisht që do të krijohet.
Për hir të çështjes kombëtare, a do të ishte i mundshëm bashkimi i PDIU-së me “Aleancën Kuq e Zi”?
Për hir të çështjes kombëtare, PDIU do të bënte shumëçka, nëse realisht do të ndihmonte zgjidhjen e çështjes kombëtare.
Ç’po bëhet me reformën zgjedhore, a po merren parasysh pretendimet e PDIU-së në komisionin parlamentar?
Më vjen mirë që vendosa të bëja publike qëndrimet tona pa ekuivok përpara se të niste punën komisioni parlamentar. Kjo e bën përballjen me realitetin më të thjeshtë. Numërimi elektronik që ishte ndër vijat tona të kuqe sot është miratuar në parim. Ne kërkuam që vota e shqiptarëve të numërohet njësoj si në veri dhe në jug dhe të shihej mundësia e një ndryshimi të sistemit zgjedhor nga rajonal në kombëtar.
A do të bëhet PDIU pjesë e debatit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe sipas jush a I takon PD-së zgjedhja e pasardhësit të Topit apo një zgjedhje konsensuale të pranuar nga të gjitha palët?
Ka ende kohë deri në zgjedhjen e presidentit dhe PDIU do të përcaktojë qartazi në organet kolegjiale, kriteret për votën e dy deputetëve të saj në Kuvend por ajo që mund të thuhet me siguri është që PDIU do i përmbahet kritereve të kushtetutës. Pikësëpari duhet patur parasysh që sipas kushtetutës Presidenti është figura e unitetit kombëtar dhe ne do të bëjmë çmos që presidenti i ardhshëm të ketë këtë tipar. Presidenti i Republikës duhet të jetë një shqiptar patriot dhe kur them patriot nënkuptojë jo vetëm artikulimin e çështjeve kombëtare, por patriot në mendësi, president i të gjithë shqiptarëve, president që mund të thotë jo nëse një ligj, një vendim, një reformë, një emërim, një taksë, dëmton shtetin tonë apo interesat kombëtar. Për ne ka shumë rëndësi që figura e presidentit të përputhet sa më shumë kushtetutës dhe këtu theksoj në mënyrë të veçantë preambulës së saj që paracakton si detyrë kushtetuese forcimin e identitetit kombëtar dhe synimin e bashkimit kombëtar.
Besoni në një kompromis mes pozitës dhe opozitës për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit?
Janë disa faktorë që më bëjnë të jem dyshues, por ajo që mund të them është që gjithnjë shpresoj që kompromisi të bëhet në të mirë të atdheut dhe t’i shërbejë përparimit të demokracisë në vendin tonë e mos të jetë një marrëveshje tavolinash e mbështetur në interesa të ngushtë e meskin.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

1 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

Είναι λάθος δικό σου Βορειοηπειρώτη που το Ντούλε τον κάνεις αρχηγό του τσάμικου κόμματος ή της αλβανικής εφημερίδας (διάβασε την πρώτη ερώτηση στο αλβανικό κείμενο.) Ο ισχυρισμός του Ιντρίζι πως βγήκε και με ψήφους μειονοτικούς είναι γεγονός γιατί ήταν στο ψηφοδέλτειο του σοσιαλιστικού και ο Ντούλε ήταν εκεί στο σισιαλιστικό

Δημοσίευση σχολίου