22 χρόνια μετά, ο ελληνικής καταγωγής πρώην Υπουργός Αμύνης της Αλβανίας υπερασπίζεται τις αποφάσεις του…
Ο Κίτσο Μουστάκης, ήταν Υπουργός Αμύνης της Αλβανίας, τα τελευταία χρόνια της κομουνιστικής δικτατορίας και την πρώτη χρονιά της μεταπολίτευσης (1991 -1992), αφού το δικτατορικό Κόμμα Εργασίας που μετονομάστηκε σε Σοσιαλιστικό, κέρδισε τις πρώτες πλουραλιστικές εκλογές στη χώρα το 1991. Είναι ελληνικής καταγωγής και είχαμε ασχοληθεί μαζί του σε προηγούμενη ανάρτηση (εδώ) καθώς ήταν μεταξύ των συνέδρων στο επετειακό συνέδριο των 20 χρόνων ΚΕΑΔ. Για αρκετά χρόνια ζούσε στην Αθήνα και σύμφωνα με πληροφορίες κάποιου αναγνώστη μας, για να βγάλει τα προς το ζην,
πουλούσε κουλούρια. Τελευταία επέστρεψε μόνιμα στα Τίρανα και εμφανίζεται κατά καιρούς σε τηλεοπτικές εκπομπές με θέμα το κομουνιστικό παρελθόν της Αλβανίας.
Σε συνέντευξη του στην “Gazeta Shqiptare”, ο κ. Μουστάκης, υπερασπίζεται με παρρησία την εντολή που είχε δώσει στις αρχές του 1991, για την βύθιση πολεμικού πλοίου που είχε καταλειφθεί από πολίτες για να δραπετεύσουν στην Ιταλία. 22 χρόνια μετά, υπερασπίζεται αυτή την απόφαση του γιατί όπως λέει «το πλοίο ήταν στρατιωτικό, είχε αγοραστεί με το αίμα αυτού του λαού και δεν μπορεί να παραδοθεί στον εχθρό (Ιταλία). Οι αξιωματικοί δεν εφάρμοσαν την εντολή και μου τη ζήτησαν γραπτώς. Αμέσως έστειλα εντολή με τηλεγράφημα για να βυθίσουν το πλοίο στα στενά της νήσου Σάσον αλλά και πάλι δεν υπάκουσαν… Όπως έμαθα μετά οι αξιωματικοί είχαν μέσα στο πλοίο και τις οικογένειες τους». Ο πρώην υπουργός μάλιστα εκφράζεται ενοχλημένος για το γεγονός ότι αυτοί οι αξιωματικοί, βραβεύτηκαν αργότερα από τη δεξιά κυβέρνηση, γιατί δεν υπάκουσαν στην εντολή του … «Ξέρω ότι θα υπήρχαν ανθρώπινα θύματα αλλά το χρέος για την πατρίδα ήταν ανώτερο από το πλοίο και αυτές τις ανθρώπινες ζωές… Ζητήσαμε από την Ιταλική Κυβέρνηση να μας επιστρέψουν το πλοίο και τους ανθρώπους που ήταν μέσα και δυστυχώς μας επέστρεψαν μόνο το πλοίο μετά από ένα χρόνο…»
Ενδεχομένως με αυτή την συνέντευξη η ανθελληνική εφημερίδα θέλει να ενισχύσει την λανθασμένη άποψη που ακούγεται συχνά στην Αλβανία, ότι οι μειονοτικοί ήταν τα χαϊδεμένα παιδιά του Χότζα. Ήταν αλήθεια ότι το καθεστώς είχε πολλά στελέχη από την ελληνική μειονότητα αλλά όλοι αυτοί για να αποδείξουν την αφοσίωση τους 1) οι πιο πολλοί είχαν απαρνηθεί την ελληνικότητα τους (άσχετα αν μετά εμφανίστηκαν ως οι μεγαλύτεροι πατριώτες) και 2) ήταν αμείλικτοι στην αντιμετώπιση των «εχθρών του λαού». Το ποσοστό των φυλακισθέντων και εξορισθέντων απο την ελληνική μειονότητα, ήταν πολύ μεγαλύτερο σε σχέση με περιοχές της Αλβανίας. Μάλιστα ο σημερινός πρωθυπουργός της Αλβανίας Σαλί Μπερίσα είχε παραδεχτεί δημόσια ότι τα μπουντρούμια της Αλβανίας στην περίοδο του κομουνισμού ήταν γεμάτα με Έλληνες και Σκοδράνους.
Στη συνέχεια, όλη η συνέντευξη στα αλβανικά:
Kiço Mustaqi: Në ‘91, urdhërova mbytjen e anijes me emigrantë |
Nga Fatos Veliu
Vijon intervista e ish kreut të ushtrisë shqiptare në kohën e ndërrimit të sistemeve Kiço Mustaqit. Në këtë intervistë të radhës Kiço Mustaqi rrëfen një nga momentet më rrëqethëse të karrierës së gjatë dhe të pasur ushtarake, ai flet pikërisht për momentin e vështirë kur i është dashur të lëshojë një nga urdhrat më ekstrem që as e kishte menduar ndonjëherë. Ai ishte pikërisht me eliminimin e një anijeje ushtarake, e cila ishte grabitur nga efektivi i Flotës Luftarake të Vlorës dhe ishte nisur për në drejtim të Italisë me njerëz të qytetit të Vlorës mes tyre edhe familjarët e oficerëve që shkonin si emigrantë në shtetin e përtej detit, Itali. Por çfarë thotë vetë Kiço Mustaqi për atë urdhër të shumëpërfolur në qarqet juridike dhe politike të shtetit të atëhershëm? Si e mësoi ai të vërtetën tronditëse? Pse dha urdhrin e përmbysjes së anijes dhe si ndodhi që nuk ju zbatua një urdhër i tillë edhe kur u dërgua me shkrim dhe vulë. Çfarë ndodhi me oficerët që donte ti lironte nga ushtria dhe të tjerë të kësaj historie të çuditshme aq dhe interesante. Gjithçka më hollësisht lexuesi i gazetës do ta mësojë pikërisht në intervistën e mëposhtme të vetë zotit Mustaqi.
Zoti Mustaqi. Doja të dija në lidhje me një urdhër që ju keni dhënë në kohën e ndërrimit të sistemeve kur donit të mbysnit në det një anije me njerëz të cilët emigronin në Itali. Çfarë të vërtete ka këtu brenda kur një gjë e tillë është trumbetuar shumë nga e djathta që erdhi më mbrapa në pushtet?
Është e vërtet se unë kam dhënë një urdhër që një anije të mbytej në det. E vërtet është edhe se anija ishte me njerëz. Po ashtu sipas urdhrit tim anija duhej të mbytej kur të kalonte në ngushticën e Sazanit. Por nuk është e vërtetë ajo që është folur se ai urdhër ishte i padrejtë. Sepse kemi të bëjmë me një anije të Flotës Luftarake Detare, e cila ishte blerë me gjakun e këtij populli dhe oficerët që ky popull i kishte paguar dhe i kishte ushqyer për të mirëmbajtur këto anije, jo që i grabitën, por i dërguan në shtetin fqinj që ai ti rreshtonte në krah të anijeve të veta. Kupton se çfarë do të thotë të grabisësh pronën më të shenjtë të popullit tënd për të cilën ti ke mbaruar shkollën dhe ke një jetë që paguhesh. E pra, prandaj edhe unë po ju them me gojën plot. Po unë Kiço Mustaqi kam dhënë një urdhër që të mbytet një anije në det edhe kur ajo ishte me njerëz. Këtë urdhër nuk ma zbatuan oficerët, të cilët më vonë e trumbetuan se e kishin hallin te populli që ishte në anije. S'është e vërtetë se nuk e kishin hallin te populli tjetër, por te familjet e tyre që i kishin në anije. Dhe më vonë për këtë gjë kërkonin dekorata nga e djathta që erdhi në pushtet se i kishin shërbyer demokracisë. Epo ti shërbesh demokracisë se i grabit vendit tënd anijet këtë unë atëherë e dëgjova. Dhe për këtë ata u shpërblyen.
Kur ka ndodhur?
Ajo ka ndodhur aty nga viti 1991. Ishte koha e kataklizmosë shqiptare. Situata kishte dalë nga kontrolli. Konkretisht fundi i vitit 1990 dhe fillimi i vitit 1991 ishte koha që filloi hemorragjia e madhe e emigrimit, e cila qysh atëherë vuri në lëvizje industrinë e paligjshme të trafikimit klandestin të njerëzve. Nga toka dhe deti filloi një lëvizje masive e njerëzve. Ishin situata që të rrëqethnin.
Doja të dija zoti Mustaqi arsyen se përse ju rrëqethnin?
Jo më shumë për faktin që ata njerëz iknin, sesa arsyeja që ne arrinim të kuptonim varfërinë e madhe që kishte përfshirë në ato momente familjet shqiptare, aq sa nuk donin të dinin për rreziqet që ju kanoseshin në kufi, jo vetëm nga ushtarët e të dy palëve të shtetit fqinj dhe tonit pse jo, por edhe më shumë nga bandat hajdute dhe terroriste që filluan të vepronin për here e më me shumicë në kufi. Pra siç po të sqaroj jemi në situatat që shteti ishte inekzistent. Partia nuk komandonte më. Degët e punëve të brendshme në rrethe ishin paralizuar nga ofensiva masive, madje nuk do të gabohesha të thosha ato nuk funksiononin nga gjallërimi i menjëhershëm i elementit anarkist dhe destruktiv. Po kështu edhe strukturat e tjera të shtetit, duke filluar që nga komitetet ekzekutive dhe deri te drejtoritë e nivelit të dytë në rrethe.
Ju e pranoni apo deklaroni faktin se në atë moment kishte papunësi?
Është një statistikë e vërtetë që në vitin 1990 Vlora ka pasur deri 7000 të papunë, ndërsa Tirana mbi 20 mijë.
Meqenëse dolët te kjo pikë zoti Mustaqi, si e mendoni mënyrën e veprimit të shtetit, në kufi të drejtë apo të padrejtë?
Dëgjo si qëndron puna. Ramiz Alia është deklaruar se ka përdor natyrën e dorës së fortë në kufi, pra duke përdorur të gjitha mënyrat për të ndalur eksodin e paligjshëm gjë që s'është e vërtetë, sepse po të ishte përdorur do të kishim absolutisht një situatë krejt ndryshe. Por ndryshe nga këto deklarata në atë moment ishte hequr neni për kalimin e paligjshëm të kufirit. Pra kishim një parapërgatitje. Por po do të dish mendimin tim, është se ajo forcë nuk duhej përdorur dhe se nuk mund të ndalej ai eksod masiv me forcë.
Në këtë situatë ndodhi grabitja e anijes luftarake?
Pikërisht në këtë gjendje depresive të të gjithë shoqërisë shqiptare pjesë e të cilës ishte edhe ajo ushtarake. Në ushtri të cilën e drejtoja unë si ministër i Mbrojtjes kishin mbërritur situata të paparashikuara. Çdo gjë mund të të dilte nga dora në çast, atëherë kur ti se mendoje fare. Shthurja e ushtrisë erdhi se ajo ishte mbështetur tek rezervistët popull dhe se fuqia nga ata iku pasi ata filluan eksodin dhe nuk i përgjigjeshin më asaj. Iku fuqia e partisë që ishte në drejtim dhe gjithçka tjetër që ishte në drejtim me konceptin e kohës që flasim. Gjithsesi ajo që unë dua të theksoj për opinionin e gjerë shqiptar, duke filluar që nga ju si gazetar se megjithëse erdhën situata të tilla të pakonceptueshme në ushtri me efektivat aktivë përfshirë këtu ushtarë dhe oficerë ne arritëm të ruanim karakterin e organizuar të saj. Me gjithë ngjarjet e jashtëzakonshme që ndodhën brenda saj, ne arritëm të kryenim detyra imediate duke ruajtur repartet, armatimin, objektet, mjetet etj, tej. Me këtë dua të them se ndjehem shumë krenar që unë kam qenë ministër i Mbrojtjes me një ushtri shumë të madhe në numër nga sa është sot, të cilën unë atëherë këtë sasi numerike e konsideroja të papërfillshme dhe kam arritur ta kem situatën në kontroll të rreptë dhe s'ndodhi ajo që i ndodhi shtetit në '97-ën. Kemi parasysh se ishte një ushtri e armatosur deri në dhëmbë dhe se bindjet politike po bënin punën e vet në revoltën, e cila mund të përfshinte në çdo çast të dy kahet e ushtarakëve dhe një shpërbërje e një shpërthim i brendshëm i saj mund të ndodhte më shumë atëherë, pasi kishe të bëje me përmbysje sistemesh se sa në ;97-ën. Pra, atëherë që kishim përmbysje nuk ndodhi ajo që ndodhi në '97-ën ku mund të mbahej shumë mirë situata po të mos ishin futur interesa të mëdha brenda forcave të armatosura, pasi nuk kishim përmbysje, por vetëm ndryshim force politike.
Le të kalojmë te ngjarja në fjalë, e cila më shqetëson në këtë subjekt, pasi dua ta trajtoj imtësisht. Si ka ndodhur në të vërtetë ajo skenë kur ju keni dhënë urdhër për mbytjen e anijes me njerëz?
Situata ka qenë ekstreme. Flitet për bazën detare të Pasha Limanit në Vlorë. Aty pati ngjarje shokuese. Një pjesë e efektivit të saj rrëmbeu një anije luftarake dhe u nisën drejt Italisë. Ishte një nga situatat më të tmerrshme që mund ti ndodhte ushtrisë. Më keq nuk ka ku të shkojë. Edhe si koncept është krejt e papranueshme që ata që ti i mbaje për të siguruar mbrojtjen e vendit nga jashtë të merrnin vetë anijen dhe jua dorëzonin atyre që të paktën në konceptin tonë ishin armiqtë e mundshëm. Kjo ishte një ngjarje që për kohën konsiderohej mëse alarmante. Informacioni i dërguar në ministri nga baza ka kaluar në situatë të jashtëzakonshme të gjithë ministrinë. Të gjithë ishin të hutuar. Nuk mund ta pranonte logjikisht askush. Pra fakti që në atë moment që erdhi informacioni anija sa kishte dalë nga reparti dhe kishte marrë drejtimin e ngushticës së Sazanit e bënte më impresionues momentin. Mbaj mend se komisar i saj në atë kohë ka qenë Halil Leli, që ndërkohë ishte anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, dhe Komandant ka qenë një Kuçana. Më duket se Muharrem Kuçana nga Tropoja.
U vutë në dijeni juve?
Ngjarja ishte e tillë që unë u vura në dijeni menjëherë. Tronditja ime i kapërceu kufijtë njerëzorë. Nuk ishim mësuar me fakte të tilla që vetë efektivi të na rrëmbente anijen luftarake dhe të ikte drejt shtetit fqinj. Kishim kaluar jetën dhe gjithë aftësitë tona mendore dhe fizike ua kishim kushtuar përgatitjeve dhe stërvitjeve dhe ja tani të vinte informacioni se oficerët e tu të kishin marrë anijen dhe po arratiseshin. O zot!. Edhe sot kur e mendoj nuk e besoj dot pavarësisht se të thashë gjithë ato që të thashë për gjendjen e rëndë ekonomike dhe për gjendjen e shtetit, por gjithsesi duhej të ngelej një sens patriotik qoftë edhe minimal te këta njerëz.
Çfarë bëtë ju?
Menjëherë kërkova të më lidhnin me komandën e Flotës. U lidha me komandantin e saj dhe e pyeta se ku ndodhej saktësisht ajo anije e rrëmbyer. Komandanti më tha se nuk kishte hyrë akoma në ngushticën e Sazanit. E pyeta se çfarë mund të bënim. Ishim para mundësisë ekstreme. Anija nuk duhet të mbërrinte në Itali. Nga informacioni i Komandës së Flotës dhe nga konkluzioni që arritën njerëzit e stafit tim më të afërt konkluduam se dy ishin rrugëzgjidhjet e situatës. Ose anija të asgjësohej, ose të përmbytej. Vendimi im i menjëhershëm ishte përmbytja e saj.
Nuk mund të kthehej?
Nuk bëhej fjalë, pasi të gjithë mendonim se ata që arritën të marrin brenda në flotë një anije luftarake pra t'ia rrëmbenin ushtrisë dhe të niseshin si emigrantë në shtetin fqinj bashkë me anijen nuk do ti bindeshin asnjë urdhri për tu ndalur. Kuptohej që ishte marrë çdo masë dhe e kishin ndarë mendjen. Kështu që e vetmja rrugë mbetej përmbytja e saj. Dhe kjo mund të bëhej kur të hynte në Gjirin e Korfuzit.
Kishte njerëz brenda saj?
Kishte.
Po si do ta godisje?
Dëgjo. Sot mund të të duket disi paradoks, por duhet të mendosh për ato momente kur ndodh një hata e tillë dhe të marrin oficerët anijen dhe ikin me të në Itali. Atëherë edhe nëse ka të vdekur situata nuk të premton të kundërtën. Ja sot që mund të të duken gjasme demokratë mund të të lënë të grabitësh anijen dhe të ikësh diku në një shtet fqinj? Pra unë nuk zgjodha si alternativë atë të goditjes apo shpërthimit si të thuash, por atë të përmbytjes së anijes me qëllim që tu jepja mundësi njerëzve që edhe mund të shpëtonin.
Dhe ku menduat ta realizonit këtë përmbysje të anijes sipas planit tuaj?
Kur të hynte në Kanalin e Sazanit. Aty do të ndërprisnim lëvizjen e mëtejshme të saj dhe do ta përmbysnim.
Pra, edhe mund të kishte njerëz që nuk do të shpëtonin?
Ore, por unë të flas për situatë të jashtëzakonshme kur marrin mjetet e shtetit ti më thua se mund të ketë jetë të humbura. Një ministër nga natyra personale mund të jetë shumë sentimental, por kur flet në emër të të gjithë popullit gjen rrugën që është sa më e leverdishme për interesat e atdheut. Pavarësisht se tani dënojnë çdo veprim që mund të kemi bërë ne atëherë se e konsiderojnë të tepërt, ndërkohë që kemi zbatuar ligjet dhe madje ata që nuk kanë zbatuar urdhrat tona i kanë shpërblyer më mbrapa.
Pse e thoni këtë?
Sepse neve kritikohemi kur s'kemi vrarë në atë kohë pavarësisht se shkelej ligji përditë, ndërkohë që tashmë një protestë bëhet para Kryeministrisë dhe vriten njerëz. Si mund të mos jepja një urdhër të tillë, pavarësisht se ai nuk u zbatua.
Pse?
Komanda e Flotës kërkoi që urdhrin ta lëshoja me shkrim.
Po ju e dërguat edhe me shkrim një urdhër të tillë?
Patjetër. Madje i deklaroj publikisht ato urdhra që kam dhënë. Unë nuk ruaja bazën dhe anijen time, por djersën dhe gjakun e popullit. Pavarësisht se ata e graduan më mbrapa komandantin që nuk zbatoi urdhrin tim. Kur nuk zbatohet urdhri aq më shumë kur flitet se ka të bëjë me interesa madhore të popullit ai duhet ndëshkuar nga kushdo qeveri qoftë.
Kush ishte komandant thatë?
Komisar të thashë se ishte një Halil Leli. Komandant ishte një Kuçana nga Tropoja. Më duket se quhej Muharrem. Pra, Muharrem Kuçana. Halil Leli ishte edhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë gjë që ta përmenda edhe më lart. Më mbrapa unë mësova se në atë anije ishte familja e komisarit Halil Leli. Por duhet të kenë qenë edhe familjarët e oficerëve të tjerë se nuk kishte si shpjegohej ajo dalje e vrullshme e anijes në atë formë.
Por ata nuk ta zbatuan urdhrin dhe ju si vepruat?
Ta thashë një herë që më kërkuan urdhrin me shkrim. Atëherë urdhërova të më përgatisnin urdhrin dhe e firmosa menjëherë. Këtë urdhër e dërguan në çast me radiogram. Por urdhri nuk u zbatua dhe anija eci e qetë, duke u ankoruar pranë flotës detare të Italisë.
Çfarë bëtë?
Të nesërmen e kësaj ngjarje firmosa urdhrin për çmobilizimin e dy ushtarakëve të Flotës Halil Leli dhe Muharrem Kuçana. Por kjo gjë shkaktoi zemëratë të thellë në të gjithë qytetin e Vlorës, pasi ata ishin të njohur dhe me taraf të madh aty, ndërkohë që njerëzve u interesante liberalizimi i flotës detare se u duheshin anijet. Gjithsesi, duke parë ngarkesat negative që shkaktoi urdhri i çmobilizimit të tyre vendosa ta revokoj atë dhe të bëj një tjetër gjë që ata të shkarkoheshin nga detyra e komandantit dhe komisarit, por të mbeteshin në ushtri gjë që solli përplasjen tjetër me shtabin e përgjithshëm që nuk ishte dakord me tërheqjen time të dytë, duke arsyetuar se ata ishin ushtarakë dhe nuk kishin zbatuar një detyrë gjë që s'mund të rrinin në ushtri. Dhe kishin të drejtë.
I thërritët?
I thërritëm, por shtabi i përgjithshëm nuk ishte dakord me urdhrin e dytë. Ata donin të çmobilizoheshin dhe e merrnin këtë si liberalizëm timin kështu që të ma hidhnin fajin mua. Por edhe me urdhrin e dytë nuk ishte dakord Halil Leli, i cili donte të rrinte komisar siç ishte dmth pa i hyrë gjemb në këmbë. Ndërsa Kuçana u tregua më i ashpër dhe nuk mbahej fare. Kuptova se ishte lidhur mirë me ata të PD-së se s'kishte si shpjegohej që i vinte gjithë ai frymëzim. Megjithatë kjo u vërtetua pak kohë më mbrapa në '92-shin kur PD-ja erdhi në pushtet kur ai i u emërua komandant flote. Kjo gjë më çuditi shumë se pavarësisht se kishin kontribute politike duhej parë edhe mënyra e zbatimit të detyrave kushtetuese të tyre dhe jo të mburren se s'kanë zbatuar urdhrin tim.
Çfarë bëtë me anijen që shkoi në Itali?
Atëherë nëpërmjet ministrisë së Jashtme i kërkuam Qeverisë italiane që të rikthente në Shqipëri edhe njerëzit edhe anijen. Pas shumë peripecish dhe kërkesash mundëm që shumë më vonë që mund të jetë rreth një vit më mbrapa mundëm të kthenim vetëm anijen.

11 comments:
Κούνια που τους κούναγε! Είχαν ανάγκη οι Ιταλοί το αλβανικό πλείο!...
Γεια σου ρε μουστάκι , είσαι τόσο γενητσαρος που για το κόμμα θα σκοτωνες και αθώους , ήξερε ποια ντουβαρια επέλεγε ο χότζα , άνθρωποι χωρίς προσωπικότητα , απατριδες !
ΤΑ ΛΕΓΟΜΕΝΑ ΤΟΜΑΡΙΑ ΕΙΝΑΙ ΚΑΙ ΑΠΟ ΤΗΝ ΠΕΤΣΑ ΠΑΝΑΘΕΜΑΤΟΝ
ΑΜΕΤΑΝΟΙΤΟΣ
ΤΑ ΛΕΓΟΜΕΝΑ ΤΟΜΑΡΙΑ ΕΙΝΑΙ ΚΑΙ ΑΠΟ ΤΗΝ ΠΕΤΣΑ ΠΑΝΑΘΕΜΑΤΟΝ
καλα εσυ Β.ΗΠΕΙΡΩΤΗ ασχολησε ακομα με τον χοτζα,,,,,,,,,,,,κουνια που σε κουναγε........ξυπνατε ορε καμια φορα να παμε μπροστα............
Ειχα ακουσει διαφορετικα θετικα σχολια για αυτον.Μενω εκπληκτος.Ντροπη του.Ειλικρινα σιχαθηκα.
τα ορφανα του τσατση, βλέπω εδω μόκοοοοοο, γιατί στην προηγούμενη ανάρηση, κράζατε το βορειοηπειρώτη...
AYTOS O KITSOS DEN HTAN STO SYNEDRIO TOY DULE TIS PROALES VRE PAIDIA????
Αμ ήτανε, ήτανε ... μπορούσε να μην ήτανε!!!!!
re paidia, tosa xronia sthn ellada den ton epireasane katholoy, mila gia albaniko syntagma (koystetoyta).. paramenei stratiotikos..
bebea yparxei mia kontra me toys borioys..
Δημοσίευση σχολίου