Δευτέρα, 27 Φεβρουαρίου 2012

Επίθεση φιλελληνισμού στην αλβανική κοινή γνώμη από το βουλευτή Κώστα Μπάρκα

Με άρθρο στην αλβανική εφημερίδα “Panorama”, ο ελληνικής καταγωγής πρώην Υπουργός Εργασίας και βουλευτής σήμερα με το  Δημοκρατικού Κόμματος Αλβανίας κ. Κώστας Μπάρκας, αναλύει της προεκτάσεις της ελληνικής οικονομικής  κρίσης στην Αλβανία. Ομολογεί ότι δεν είναι ειδικός να αναλύσει οικονομικούς δείκτες και το πώς λειτουργεί το παγκόσμιο τραπεζικό σύστημα γι’ αυτό περιορίζεται στις κοινωνικές προεκτάσεις αυτής τη κρίσης και το πώς θα έπρεπε να αντιμετωπιστεί από την πολιτική ηγεσία της χώρας και την αλβανική κοινωνία γενικότερα.

Όπως και στο προηγούμενο άρθρο του (στην ίδια εφημερίδα)
καυτηριάζει τον ανθελληνισμό που καλλιεργείται από συγκεκριμένα ΜΜΕ και πολιτικούς χώρους και χωρίς να προβάλει ιδιαίτερα την ελληνική του καταγωγή προσπαθεί να καλλιεργήσει έναν φιλελληνισμό στην αλβανική κοινή γνώμη. Η φιλελληνική αρθογραφία σπανίζει στον αλβανικό γραπτό τύπο και δεν ευθύνεται μόνο ο ανθελληνισμός αλλά και η αδιαφορία των «δικών» μας που περί άλλων τυρβάζουν…


 Ακολουθεί το άρθρο του κ. Μπάρκα στα αλβανικά: 


Ta lexojmë, jo ta soditim krizën greke

KOSTA BARKA
Kriza që përjeton aktualisht fqinja jonë, Greqia, është një histori e jashtëzakonshme në historinë e një vendi në kohët moderne. Brenda në më pak se një viti, kriza pësoi dy metamorfoza të rëndësishme: në përmbajtjen dhe përmasat e saj. Nga pikëpamja e përmbajtjes, kriza u zgjerua me shpejtësi dhe në mënyrë të vrullshme në formë rrathësh dhe u shndërrua në një krizë politike dhe pastaj edhe shoqërore. Pamjen e këtij shndërrimi i shohim përditë në ekrane dhe në faqet e shtypit botëror. Qytetarët grekë hanë hyrë në një betejë të vështirë jo thjesht me qeverisjen aktuale, por me filozofinë qeverisëse kombëtare, europiane dhe globale. Nga pikëpamja e përmasave, kriza pësoi një tjetër transformim: nga një krizë e Greqisë, ajo u shndërrua në një krizë për Greqinë dhe më vonë edhe në një krizë të Europës. Greqia si shtet ka hyrë në një betejë të vështirë dhe të dhimbshme me filozofinë qeverisëse dhe sfidimin e aspiratave të saj të njohura europiaste dhe globale. Këto dy zhvillime paralele lënë gjithnjë e më pak vend për ta neglizhuar këtë krizë ose për ta vlerësuar atë neutrale, aq më keq të dobishme, pjesërisht dhe për disa, nga pikëpamja e kosto-fitimeve rajonale e fqinjësore. Këto qëndrime dritëshkurtra, për fat të keq, nuk kanë munguar as në shtypin, opinionin dhe publikun shqiptar.
Megjithatë, çdo ditë që kalon po tregon se përpjekjet e Europës së Bashkuar për të kapërcyer fenomenin e efektit domino, duke e renduar popullin grek me masa sfilitëse deri në poshtërim, po shndërrohet në lëvizje ndërkombëtare solidariteti me grekët. Ditët e fundit, në mjaft vende perëndimore, kanë shpërthyer demonstrata popullore në përkrahje të popullit grek, me parullën e përbashkët “Greqi jemi ne”. Ashtu si dhe gjatë revolucionit të vitit 1821, grekët dhe Greqia po ripërjetojnë solidaritetin e njohur ndërkombëtar.
Në kuptim global, por më shumë në atë fqinjësor, kriza greke duhet të tërheqë më shumë vëmendjen e opinionit publik dhe vendimmarrësve në Shqipëri. Jo thjesht për faktin se vendi ynë ndodhet i rrethuar nga shtete që aktualisht përjetojnë kriza të rënda të shumëfishta. Këto do të jenë, megjithatë, të përkohshme. Qoftë edhe për faktin se ato janë asimetrike me historitë e lavdishme dhe kontributet origjinale në historinë dhe kulturën botërore të të dy fqinjëve tanë. Indulgjenca dhe vëmendja shqiptare ndaj krizës greke, ashtu si dhe ndaj asaj italiane, duhet të burojë nga raportet historike dhe aktuale të Shqipërisë me Greqinë dhe Italinë. Por sidomos me Greqinë. Aktualisht duhet të dallojmë tri aspekte: kriza më e rëndë në Europë ndodh në kufijtë tanë dhe me potenciale të fuqishme ndikimi dhe të papritura në vendin dhe për ekonominë tonë; në Greqi dhe me Greqinë është lidhur fati i afro një të tretës së popullit shqiptar, që jetojnë si emigrantë në këtë vend, të cilët mund të bëhen viktimat e para të krizës; Greqia është partneri i dytë i shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike me Shqipërinë. Këto arsye janë të vetëmjaftueshme, nuk kanë nevojë për argumente të tjera pse kriza greke nuk duhet të na ngazëllejë.
Ne në Shqipëri duhet ta marrim shumë seriozisht krizën greke. Më seriozisht sesa ministri i Financave të Gjermanisë dhe bekuesit e euros. Të paktën në aspektin social, kriza greke është edhe kriza jonë. Pakësimi i vrullshëm i remitancave të  qindra mijëra emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk është një sinjal i mirë për Shqipërinë, jo thjesht për uljen e konsumit, por për pakësimin e burimeve të zhvillimit. Për gati 20 vjet emigrantët shqiptarë në Greqi janë integruar në jetën shoqërore, ekonomike e politike greke. Kanë lidhur me të jetën e tyre dhe të familjeve të tyre në Shqipëri. Shumëkush prej tyre ka lindur në Greqi dhe njeh më shumë atë, se Shqipërinë. Kanë pasuri në Greqi, ashtu siç mund të kenë edhe në Shqipëri.
Por, në kushtet e papunësisë në rritje në Greqi, kuptohet që emigranti kthehet në hallkën më të dobët shoqërore, lehtësisht të mënjanueshëm, të diskriminuar dhe të diferencuar. Ata bëhen, siç përmenda më lart, viktima e parë e dallgëve të krizës. Pse jo, dhe objekt shfryrjesh raciste e nacionaliste. Aq më keq kur dyndjet e fundit nga vendet afrikano-aziatike në Greqi kanë rritur konkurrencën për punë me pasojë uljen e vlerës së ditës së punës dhe të të ardhurave. Vështirësitë në tregun e punës dhe nevoja për mbijetesë i kthen lehtësisht emigrantët në objekt dhe subjekt të kriminalitetit.
Kthimi i detyruar dhe i sforcuar i emigrantëve në Shqipëri për shkak të dështimit, jo të projektit të tyre migrator, por të qeverisjes në vendin pritës, presupozon rritjen galopante të papunësisë, pasi ekonomia jonë nuk është aq e aftë dhe e përgatitur për të thithur një fuqi punëtore kaq të madhe. Presupozon gjithashtu ulje drastike të nivelit të jetesës në Shqipëri, pasi të ardhurat nga emigrantët, pavarësisht se pakësoheshin vit pas viti, vazhdonin të ishin pjesë integrale e rëndësishme e të ardhurave kombëtare. Ekspertët dëshmojnë se pasoja e parë e kthimit të detyruar të emigrantëve në Shqipëri ishte rritja e kriminalitetit.
Në këto rrethana, në aspektin e zhvillimeve të brendshme e konsideroj me vend politikën e qeverisë që alternon masat shtrënguese në shpenzimet buxhetore me frymën optimiste. Mirëpo, kjo ka vlerë për rezistencë ndaj pasojave të krizës globale, dhe jo për lidhje me Greqinë dhe faktori emigrant shqiptar aty. Qeveria ka detyrimet e veta ndaj kësaj pjese të popullsisë dhe mendoj se është koha ta kthejë kokën më mirë dhe më shumë nga ky problem. Unë jam i bindur se qeveria shqiptare do të gjejë instrumentet e duhura për një menaxhim adekuat të situatës.
Problemi, megjithatë, nuk është qeveria. Ajo i kupton mirë përgjegjësitë e saja. Në këto radhë mendova të dërgoj një sinjal në opinionin publik. Historia dhe jeta e vështirë si popull gjatë shekujve na ka dhënë një maksimë morale dhe njerëzore: kurrë dhe për askënd nuk është mirë të ketë një fqinj me halle.
*Deputet i PD

3 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

egw to vlepw poli thetiko to arthro tou kyriou mbarka

Ανώνυμος είπε...

sigharitiria jia to atrhro!

Ανώνυμος είπε...

Ο κύριος Μπάρκας είναι μέλος της Αλβανικής κυβέρνησης , εκπροσωπώντας την Ελληνική μειονότητα , εδώ και πολλά χρόνια. _ ερώτηση :τι έχει κάνει ο κύριος Μπαρκας για να επιστρέψει η περιουσία του χωριού Κώσταρι, στην επαρχεία Δελβίνου, στους δικαιούχους, δηλαδή στους Κωσταρίτες, η οποία έχει απαλλοτριωθεί από αλλόθρησκους - Τίποτα, ένας Ντουλες είναι και αυτός που προσπαθεί να κρατηθεί στην πολιτική σκηνή για να τα τσεπώνει . Αυτές είναι ανώδυνες παρεμβάσεις που στις καλύτερες περιπτώσεις δημιουργούν εσωτερικές διεργασίες σε μια μικρή μερίδα Αλβανών διανοουμένων. Το χωριό καίγεται και η γρια χτενίζεται. Βέβαια, τέτοια παρέμβαση φοβάται να την κάνει γιατί θα ερχόταν σε ρίξει με τους εθνικιστές Αλβανούς, οπότε θα χανόταν ο θώκος, οπότε τσάμπα ΜΑΓΚΑΣ.

Δημοσίευση σχολίου