Πέμπτη 30 Αυγούστου 2012

Τουρκότεροι των τούρκων οι αλβανοί σοσιαλιστές!




Προειδοποιούν τον ΠτΔ: Μην υπογράφετε συμφωνία για τα θαλάσσια σύνορα με την Ελλάδα. 
Του υπενθυμίζουν τη «ρατσιστική» συμπεριφορά του ελληνικού κράτους έναντι των τσάμηδων, αλβανών δημοσιογράφων κ.α….
 Το αλβανικό Σοσιαλιστικό Κόμμα – PS, σε επιστολή του προς τον πρόεδρο της Αλβανικής Δημοκρατίας,  Μπουγιάρ Νισάνι,  εξέφρασε τη δυσπιστία του για πολιτικές λύσεις που δίδονται από την κυβέρνηση σε μια σειρά θεμάτων  της αλβανικής κοινωνίας επικεντρώνοντας το ενδιαφέρον του στη συζήτηση που γίνεται για μια νέα συμφωνία για τα θαλάσσια σύνορα της χώρας με την Ελλάδα.

Οι σοσιαλιστές υπενθυμίζουν ότι αν θα επικυρώσει μια νέα συμφωνία για τα θαλάσσια σύνορα με την Ελλάδα, μια συμφωνία που θα επηρεάζονται αρνητικά τα συμφέροντα της Αλβανίας, θα είναι εξίσου ένοχος με την κυβέρνηση.

Στην επιστολή αφού κατακρίνουν τις επιλογές της κυβέρνησης Μπερίσα τόσο στο δικαστικό σώμα όσο και στην αλλαγή της ηγεσίας των μυστικών υπηρεσιών τονίζουν προς τον Νισάνι ότι ο πρόεδρος της χώρας οφείλει να σέβεται το Σύνταγμα και τους νόμους της χώρας, να εγγυάται τις ελευθερίες και τα ανθρώπινα δικαιώματα καθώς και την εδαφική ακεραιότητα της Αλβανίας και εν προκειμένω σε σχέση με την Ελλάδα, γράφει το αλβανικό δημοσίευμα.
--
Βαλκανικό Περισκόπιο - Ἂρθρα & Σκέψεις- Γιῶργος  Ἐχέδωρος

 

Ολόκληρη η επιστολή της κοινοβουλευτικής ομάδας του Σοσιαλιστικού Κόμματος προς τον Πρόεδρο της Αλβανικής Δημοκρατίας στα αλβανικά


Z. President i Republikës,

Edhe pse mënyra e zgjedhjes suaj, por edhe ushtrimi i deritanishëm i detyrës nuk lë asnjë vend për të shpresuar se Ju keni mundësi, aftësi dhe vullnet për të qenë i pavarur nga Kryeministri në ushtrim të detyrës Suaj, po Ju drejtohemi nëpërmjet kësaj letre për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për sa vijon, duke Ju kujtuar njëkohësisht detyrimin tuaj absolut për të respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë pavarësisht preferencës ose diktatit politik.

 Aktet tuaja të para në detyrë që filluan me çmontimin e çdo shprese për të rikthyer pavarësinë e gjyqësorit duke emëruar një militant partiak si N/Kryetar të KLD dhe vazhduan me kanosjen serioze të pavarësisë së SHISH me emërimin e një militanti të partisë ku Ju e Kryeministri militoni, janë vetëm konfirmimet e para të qasjes Suaj partiake ndaj detyrës, por njëkohësisht, janë edhe barrë që vazhdon e rëndohet me çmim të pallogaritshëm për vendin dhe qytetarët. 

Por në emër të vetëdijes sonë politike dhe qytetare, Ju drejtohemi duke shpresuar se do shmangni bashkëpërgjegjësinë tuaj të rëndë me të gjithë ata që sot po rrezikojnë në mënyrë të pafalshme themelet e demokracisë, shtetit ligjor e të vetë shtetit Shqiptar.

 Kemi ndjekur me shqetësim dhe indinjatë incidentin më të fundit ku një gazetari të mirënjohur shqiptar, iu ndalua hyrja në shtetin grek dhe u shpall persona "non grata" me arsyetimin se përbën "kërcënim për sigurinë kombëtare" të vendit fqinj.

Ne dhe publiku, jemi tërësisht të ndërgjegjshëm se ky është veç rasti më flagrant e më i bujshëm i një sjelljeje që nuk i përket as kohës kur jetojmë e as vlerave e standardeve të Bashkimit Europian ku fqinji ynë është i anëtarësuar e ku ne dëshirojmë të integrohemi.

Incidente të tilla ka pasur jo pak në harkun e këtyre viteve. Qytetarë të thjeshtë, gazetarë, gjyqtarë por edhe vetë përfaqësuesit politik të shtetit, janë përballur me të njëjtin trajtim aspak dinjitoz në kufirin mes dy vendeve tona, edhe pse faji i tyre i vetëm ka qenë, sipas rastit, shënimi i vendlindjes së tyre në kartat e identitetit, prononcimi në publik për çështje sensitive që meritojnë një zgjidhje bazuar në frymën e fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit apo dhënia e vendimeve gjyqësore në përputhje të plotë me ligjet e Kushtetutën e Shqipërisë.
Por ajo që na fyen e indinjon edhe më shumë janë reagimet e dobëta e me gjysmë zëri të autoriteteve shtetërore të vendit tonë ndaj këtyre incidenteve e këtyre veprimeve që shkelin hapur të drejtat themelore të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, e që përbëjnë njëherësh një fyerje të dinjitetit kombëtar të gjithë popullit shqiptar në këtë vit jubilar të pavarësisë së vendit tonë.

Ne çmojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Greqinë e me çdo vend në rajon dhe jemi të përkushtuar ndaj forcimit të këtyre marrëdhënieve të cilat i konsiderojmë të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për mbarë rajonin e mirëqenien e qytetarëve të vendeve tona.
Njëkohësisht refuzojmë prerazi si të papranueshme çdo ide për të reaguar ndaj këtyre incidenteve duke rënë në grackën e inateve e mërive ekstremiste për t’iu përgjigjur me të njëjtën monedhë shkeljeve të drejtave e lirive bazë që gëzojnë qytetarët.

Vendi ynë por dhe qytetarët e kanë vlerësuar tolerancën dhe respektin ndaj fqinjëve si të shenjtë, dhe atëherë kur shtetas, politikanë apo dhe përfaqësues të lartë të shtetit fqinjë, kanë ardhur lirisht në vendin tonë e madje kanë kryer aktivitet intensiv, shpesh herë ekstremist dhe nacionalist duke ringjallur fantazmat e një kohe që duhet lënë pas, por pa u harruar.

Por ne besojmë po ashtu, se incidente të tilla, për më tepër të përsëritura pa asnjë lloj motivi të qenësishëm, ushtrojnë një ndikim tejet negativ në marrëdhëniet mes vendeve tona duke helmuar opinionin publik dhe duke krijuar idenë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk kanë në themel të tyre parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë, trajtimin e njëtrajtshëm dhe reciprok të shtetasve që në çadrën e integrimit europian, detyrimeve ndërkombëtare të ndërsjellta dhe lëvizjes së lirë, përbëjnë parime të patjetërsueshme.
Vlerësojmë se nuk është koha për të pritur por është koha që Ju të përmbushni detyrimin moral e kushtetues duke reaguar diplomatikisht, në mënyrën më energjike, ndaj çdo cënimi të të drejtave e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, çka fatkeqësisht, deri më sot, nuk ka ndodhur nga autoritetet e vendit tonë.
Në këtë kontekst, dëshirojmë t'Ju rikujtojmë një çështje madhore siç është marrëveshja për përcaktimin e kufijve detarë mes Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë.

Është thuajse e sigurt se këto incidente të përsëritura, nuk përbëjnë klimën e duhur për të zhvilluar negociata për marrëveshjen e detit duke garantuar publikun se do jetë një proces tërësisht transparent, i drejtë dhe i barabartë, larg hijes së nënshtrimit, që do të përmbushë plotësisht e pa asnjë ekuivok detyrimin absolut për të garantuar përtej çdo dyshimi tërësinë territoriale dhe sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Por jemi po kështu të vetëdijshëm se një marrëveshje ndërmjet nesh dhe vendit fqinj për të zgjidhur përfundimisht çështjen e kufirit detar është e nevojshme brenda kushteve për të negociuar dhe përmbushur detyrimet e ndërsjellta në kushte të barabarta, reciproke dhe në përmbushje të parimeve të fqinjësisë së mirë. Gjithsa theksuam më sipër, përbën një detyrim më shumë për Ju dhe autoritetet e vendit për të ushtruar gjithë pushtetin tuaj me qëllim imponimin e plotë të standardeve të transparencës dhe ekspertizës në çdo hap të negocimit, nënshkrimit, hyrjes në fuqi dhe zbatimit të kësaj marrëveshje.

Çdo tentativë për të arritur një marrëveshje me dyer të mbyllura e mbi të njëjtat parime si ato që hodhi poshtë unanimisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese, do të ishte një shkelje e rëndë, për më tepër e përsëritur, e autoriteteve të shtetit shqiptar në kurriz të interesave kombëtare dhe sovranitetit territorial të vendit.
Përsëritja e të njëjtit skenar, do ju bëjë edhe Ju njëherazi bashkëfajtor me të gjithë ata, Kryeministrin e Kryetarin e Partisë Suaj në radhë të parë, që do guxojnë të përsërisin nënshkrimin e një marrëveshje që cënon sovranitetin territorial të Shqipërisë në çdo centimetër katror të saj.

Zoti President,

Partia Socialiste mbështet fuqimisht çdo përpjekje për të forcuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Greqinë, një vend me të cilin na lidh jo vetëm historia por edhe marrëdhëniet e shumanshme politike, ekonomike e njerëzore. Ne jemi të bindur se forcimi i marrëdhënieve me Greqinë duke gjetur një zgjidhje të pranueshme e të qëndrueshme për çështjet ende të pazgjidhura mes vendeve tona, është jo vetëm një domosdoshmëri për prosperitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë, por edhe dëshira më e sinqertë e dy popujve tanë miq.

Por në pikëpamjen tonë, rruga e vetme për të arritur në këto zgjidhje kalon mes respektit reciprok e të ndërsjelltë, të drejtë e të barabartë, larg frymës së varësisë, në përmbushje të plotë të detyrimit për transparencë ndaj publikut e qytetarëve dhe domosdoshmërisë për qëndrime të qarta të cilat bazohen në aspiratën tonë e të fqinjëve tanë për të respektuar detyrimet ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë.

Ky është një detyrim madhor i yni para qytetarëve dhe të ardhmes së vendit tonë. Historia ka treguar se nuk kursen askënd, veçanërisht ata që harrojnë ose refuzojnë ti shërbejnë vendit të tyre.

4 comments:

Ανώνυμος είπε...

ζήτω η συμμαχία pbdnj-ps οι τσάμηδες είναι αδέρφια μας, στο δρομο που βάδισε το φοινίκη ...

Ανώνυμος είπε...

Ο Ντούλι την υπόγραψε την επιστολή; Να καταλάβουμε κάποια φορά πόσο μας θέλουν οι σισιαλιστές που κρατάν στον κόρφο το αγαπημένο παιδί της Βορείου Ηπείρου. Για την συντρόφησα Νίτσα Οικονόμου, που τα ξέρει όλα και κάνει τους νόμους.
Ο σύντροφος Βασίλης απο Χιμάρα!

Ανώνυμος είπε...

zoti Rama me kete qe po shkruan dukesh qe je aguridh ne politike dhe komuniteti evropian nuk ka besim me procka qe leshon majtas e djathtas une kam bindje se kete artikull ta ka shkruar ndonje cam i cili mbart mllefin e inatin e gjysherve te tyre por te dish nje dicka camet dogjen camerine tani ata do te djegin shqiperine

Ανώνυμος είπε...

Ζητω το PS με το συντροφο Ραμα τιμονιερη!!
Ζητω το PBDNJ και η DULE-τσαμικη φιλια !!!
Κατω οι μοναρχο-φασιστες ελληνες ,αλλα και οι βορειηπειρωτες που δεν ψηφισαν το σ.DULE και το σ.ΡΑΜΑ!!
Αντε και εις ανωτερα !!!

Δημοσίευση σχολίου