Πέμπτη 11 Απριλίου 2013

Το Ε.Λ.Α.Σ. με τους αλβανούς παρτιζάνους στους Αγίους Σαράντα το 1944





Ο ιστορικός (και βουλευτής με το Σοσιαλιστικού Κόμματος) Auron Tare, δημοσίευσε στην εφημερίδα “TEMA φωτογραφίες και άλλα στοιχεία για την απόβαση των συμμαχικών δυνάμεων που έγινε το 1944 στην Κακομιά των Αγίων Σαράντα. Η στρατιωτική δύναμη αποτελούνταν κυρίως από ορθόδοξους σύριους στρατιώτες του βρετανικού στρατού. Εντύπωση προκαλεί το γεγονός ότι μεταξύ αυτών των φωτογραφιών υπάρχει και που δείχνει τους αριστερούς έλληνες αντάρτες του Ε.Λ.Α.Σ με αλβανούς παρτιζάνους (κομουνιστικός στρατός). 

Μάλιστα κάποιοι αλβανοί σχολιαστές μπερδεύουν την σημαία του Ε.Λ.Α.Σ με αυτή της Βορείου Ηπείρου και κάνουν λόγο για ύποπτα σχέδια των άγγλων!!!
Κάπως έτσι δημιουργούνται οι συνωμοτικές ιστορίες στην Αλβανία και δεν τολμάει κανείς να τους πει το αντίθετο γιατί τις κάνουν δόγμα….  

Δείτε όλες τις φωτογραφίες και το αλβανικό δημοσίευμα  



Asirianët që çliruan Sarandën nën flamurin britanik!




Nga Auron Tare
Kompania asiriane qe mori pjese ne sulmin e Kakomese
Kompania asiriane qe mori pjese ne sulmin e Kakomese
Megjithëse ka kaluar një kohe relativisht e gjate dhe dëshmitaret tashme janë shume te paket, zbarkimi i trupave britanike ne gjiret e Sarandës është një teme akoma edhe sot ngjall mjaft interes tek publiku. Dëshmive te pakta qe kane mbërritur deri me sot mbi ketë sulm te rralle te forcave komando ne territorin shqiptar i vjen edhe një zbulim befasues nga arkivat britanike. Për here te pare nga këto arkiva mësojmë se pjese e rëndësishme e sulmit komando ne token shqiptare është kryer nga trupa parashutiste Asiriane dhe Kurde.
Ne fakt ne ushtrinë britanike kishte një larmi trupash ushtarake te cilat vinin nga territoret e shumta te Perandorisë. Historia e rralle e trupave asiriano-kurde qe luftuan ne malet e jugut shqiptar ne fakt është një histori e patreguar kurrë.
Asirianet një komunitet kristian ne Irakun Verior dhe Sirinë Veriore te cilët kane ruajtur gjuhen e tyre aramaike dhe ritualet fetare te periudhës se lindjes se krishterimit janë një prej popullsive me te vjetra te Mesopotamisë. Gjate luftës se dyte botërore territoret irakiane ishin nen kontrollin britanik te cilët kishin një influence shume te madhe ne ketë zone. me fillimin e Luftës se Dyte ne ushtrinë britanike u mobilizuan shume vullnetare te kolonive perandorake dhe ne këto forca u mobilizua edhe një Komani shume e veçante.
Trupat asiriane  pas betejes se Spillese
Trupat asiriane pas betejes se Spillese
Kompania Asiriane u krijua ne Habbanyia, Irak  me iniciativën e britanikeve ne 6 janar te 1942 me vullnetare te skuadrës se Forcave Ajrore RAF me mision ruajtjen e rruge kalimeve strategjike ne Kaukaz. Kjo kompani ishte ne fakt ideja e Komandantit te Forcave Ajrore te Irakut zëvendës Mareshali  Hugh De Crespigny, i cili mendonte se një kompani me trupa parashutiste vendase do te ishte ne gjendje te ngadalësonte përparimin e trupave gjermane ne këto territore.
Oficeret britanike filluan përgatitjet e kësaj kompanie. Mbi 1000 rekrute dolën vullnetare por pas një stërvitje speciale vetëm 200 persona u rekrutuan. Kjo kompani përbehej nga 150 asiriane dhe 50 kurde te cilët komandoheshin nga Majori Britanik Barnes. Kompania qëndroi ne territoret irakene si pjese e ushtrisë britanike deri ne shtator 1943 kur ju atashua batalionit parashutist te 11 ne Palestine. Këtu ata u trajnuan për operacione speciale natën
Ne shkurt 1944 Kompania u rikthye ne Habbaniya Irak nen komandën e një tjetër oficeri britanik. majori Guy Hudson  i cili ishte specialist i luftimeve malore.
Ne shtator te 1944 gjate qëndrimit ne Palestine, një oficer i trupave asiriane ishte vrare nga milicia izraelite. te egërsuar nga ky lajm kompania asiriane filloi një masakër te vërtete kundër trupave izraelite te cilat ishin ne atë territor. Pas kësaj ngjarje te rende Kompania asiriane u dërgua ne Itali dhe kjo force ju bashkëngjit trupave komando Britanike HUNDEFORCE.
Operacioni “Sugar Beach” Albania
Ne 6 tetor 1944 Kompania asiriane filloi zbarkimin ne Sugar Beach një gji ranor disa kilometra ne veri te Sarandës me ane te anijeve zbarkuese.
Forcat Britanike te zbarkimit HOUNDFORCE sipas dokumenteve britanike.
1- No 2 Kommando [Britanike]
2- No 40 KOmandot e Marines Mbretërore Britanike
3- No 1 Kompania parashutiste  RAF Assyrian/Kurd
4-Forca desantuese me rreze te gjate vepruese
5- Forcat e Partizaneve Shqiptare
Plani i zbarkimit ne Sarande nga komandot britanike te Operacionit HOUNDFORCE ishte kapja e qytetit. Komandot dhe partizanet do te sulmonin nga Veriu ndërsa parashutistet do te zbarkonin me anijet zbarkuese ne Jug dhe te sulmonin duke marre piken dominuese prej nga ku dukej Saranda.
Përpara zbarkimit oficeret e kompanisë bene një rekonicion te zonës se Sarandës por rëne nen zjarrin e mortajave gjermane.  Oficeret pasi përgatiten trupat për zbarkim filluan lëvizjen ma 6 anije te vogla zbarkuese.
Ne mëngjesin e 9 tetorit ne orën 01 30 kompania pasi u rreshtua dhe mori një racion ekstra Rumi filloi zbarkimin. Rreshteri  Hormis Youkhana shkruan”
“Anija transportuese na la ne zonën e plazhit shume afër qytetit te Sarandës. Qëndruan gjithë ditën ne ketë pozicion. Ditën e dyte skuadra ime i zuri pusi dy makinave gjermane. Ditën e trete anijet transportuese na morën përsëri duke na zbarkuar ne një plazh rreth dy ore me larg pozicioneve gjermane.  Prej këtu na erdhi urdhri për sulm.  Kur filluam sulmin ishte ne fakt një ngjitje malore. Komandanti ynë na udhëzoi te ruheshim pasi do te na godisnin me mortaja.  tek ai po fliste filluan te fishkëllenin predhat e mortajave por pa dëme. ne po avanconim shume shpejte me një shpejtësi ashtu si dhite e egra dhe ju dolëm gjermaneve shume shpejt pas shpine. Dy vete nga skuadra ime u vranë atë dite.   Zbarkimi vazhdonte ne qetësi te plote. Binte një shi i vazhdueshëm i cili na ndihmonte qe te mos dukeshim nga gjermanet. Ndërkohe skuadra e 2 dhe e trete po rrethonin armikun ne një pozicion drapri. ne kete moment pame se nuk na kishin dhëne radio me vete dhe e kishim te pamundur komunikimin me skuadrat e tjera. Kjo na kushtoi shume pasi patëm shume te plagosur. Kapiteni Klark u nis vete për tek skuadrat e tjera për t’u dhëne udhëzime se nga te drejtoheshin.
Ishte një situate e vështire dhe maja ishte shume e larte plor me shkëmbinj dhe gurë qe na rrokulliseshin neper këmbe.
30 minuta pas manovrës sonë një mitraloz gjerman hapi zjarr ne krahun tone te majte. Skuadra e pare ju përgjigj duke e vrare mitraljerin dhe kapur disa robër. Për ta kuptuar se sa e e vështire ishte ky sulm duhet parasysh se gjermanet kishin pasur shume kohe për te hapur fortifikata. Ata na shikoni nga sipër dhe e kishin shume lehte për te na qëlluar.
Ne orën 5 te mëngjesit skuadra e dyte sulmoi një pozicion gjerman i cili u dorëzua i gjithë tek asirianet. Skuadra kurde sulmoi një tjetër pozicion dhe pas një rezistence te shkurtër i vrau te gjithë gjermanet qe ishin atje. Pas një gjysme ore kompania e kishte arritur objektivin.
Skuadra e dyte vazhdoi sulmin për ne kuotën 262 dhe ne mesin e disa ndërtesave antike ra nen zjarrin gjerman. Përleshja u be ne brendësinë e një manastiri prej nga qëllohej me mitraloza kundërajrore me predha eksplozive.
Skuadra e 1 beri një krahmarje por për fat te keq u mitraluan nga një avion britanik Spitfire. Avancimi ynë ishte kaq i shpejte sa qe jo vetëm gjermanet u kapen ne befasi por edhe britanike.  Për ketë arsye avioni ynë shkaktoi disa te plagosur ne rrathet tona.
Pas një qëndrimi te shkurtër kompania beri një kontroll dhe pa se nga skuadra e 2 kishte tre te plagosur dhe kishte kapur 50 robër. Nga komanda e Brigadës u dha urdhri diku ne 10.30 qe te lokalizohej skuadra e 1 e cila ishte drejtuar Sarandës. Një korrier u dërgua urgjent për ta ndaluar skuadrën te futej ne qytet. Korrieri nuk e lokalizoi dot skuadrën dhe u kthye mbrapsht”.
Kapiteni Joe O’Sullivan i kompanisë se pare parashutiste  te Forcave Mbretërore e përshkruan kështu zbarkimin ne Sarande.  “ Përpara lindjes se diellit parashutistet zbarkuan nga anijet e flotës britanike 5 km ne jug te portit. sapo u zbardh,  komanda gjermane e pa zbarkimin por kishin vendosur qe ti  jepnin ushtareve mëngjesin përpara se beteja te fillonte. Por me sa duket ata nuk e dinin se trupat asiriane dhe kurdë ishin trupa te sprovuara ne malet e Irakut.  Malet e Sarandës ishin  te larta sa gjysma e maleve te tyre kështu  ngjitja ne to nuk përbente asnjë problem për ta. Ata e filluan sulmin me vrap  dhe i lëne oficeret e tyre britanike shume pas duke kapur garnizonin gjerman rob. Gjermanet qe ishin duke ngrëne nuk rezistuan dhe asirianet u ulen për te ngrëne mëngjesin e tyre. Fatkeqësisht gemanet nuk ishin te vetmit qe u kapen ne befasi. Marina Mbretërore dhe Flota Ajrore  u kap ne befasi gjithashtu duke mos e kuptuar qe maja ishte ne duart britanike. Kështu qe ata filluan te hapnin zjarr .  rreshteri Schlemon Bukko u dërgua për te njoftuar Komandën qe objektivi ishte kapur dhe zjarri duhej ndaluar. Duke para trupa qe po vinin nga krahu armik komandot hapen zjarr duke e plagosur  Bukko. Edhe pse Bukko thirri për te ndaluar zjarrin anglishtja  e tij ishte me aksent sirian dhe nuk u kuptua nga komandot. Po kështu kompania asiriane ra nen zjarrin e mortajave.”
Komandanti i kompanisë parashutiste Majori Hudson e përmbledh ketë beteje ne këto kujtime te tij.”  Djemtë bene një beteje shume te mire. Megjithëse ishin paksa te çorganizuar ne fillim. Gjermanet kishin pozita shume te favorshme dhe transhe me mitraloza te lehte. Kompania lëvizi kaq shpejt saqë gjermanet u kapen ne befasi. Nga inspektimi i uniformave te armikut doli se te gjithë ushtaret mbanin simbolin e betejave ne frontin rus. Komandanti i kapur rob ishte një oficer karriere  tipik nazist. ne daten 15 tetor dy nga ushtaret e plagosur ne ketë beteje Paulos Essa  dhe Zaia Enwia vdiqën ne spitalin e Barit. Një pjese e kompanisë shkoi ne bari për funeralin e tyre por ne Bari patën probleme  gjate qëndrimit te tyre atje. Oficeret britanike te prapavijës duke pare se ata megjithëse kishin uniforma britanike ishin te huaj nuk i lejuan te uleshin ne mencen e oficereve te Forcave Ajrore.   Ky incident solli një problem te madh pasi ushtaraket e kompanisë mund te kishin krijuar një incident te rende ne se situata nuk do ishte sqaruar nga eproret e tyre. Pas ceremonisë se ushtareve te vrare dhe disa ditëve pushim kompania Asiriane u dërgua ne Greqi për te marre pjese ne operacione kundër forcave komuniste ELAS. te përqendruar ne rrethinat e Athinës Kompania Asiriane mori pjese ne betejën neper rrugët e Athinës me trupat e frontit te ELAS një nga ngjarjet historike Greke. Trupat Asiriane dhe Kurdë te Kompanisë “Asiriane” kryen luftime te ashpra me partizanet e ELAS duke pasur edhe te vrare dhe te plagosur.
Një raport shume interesant mbi ketë Kompani është një memo e shkruar nga Komandanti i kësaj njësie majori HUDSON mbi moralin e trupave pas luftimeve ne Shqipëri dhe Greqi. Si rezultat i këtij Raporti britaniket vendosen ti kthejnë këto trupa ne Irak.
Ne memo janë disa dëshmi te ushtareve Asiriane si Rreshteri Benyamin Shlimon i cili dëshmon”
Pas eksperiencës sonë ne Athine ne u mërzitem shume për shokët e vrare dhe te plagosur. ne e kuptuam se vejushat tona nuk do te merrnin asnjë ndihme nga Britaniket dhe te plagosurit tone do te mbeteshin vetëm për tu ushqyer. Komandot Britanike paguheshin shume me mire se ne dhe ne se vdisnin familjet e tyre nuk do te vuanin urije. ne nuk kërkonim te njëjtën pagese si Britaniket por nuk donim qe familjet tona te vuanin urije ne se ne nuk do te ishim me. ne fund te fundit ne luftuam njësoj si britaniket dhe po vdisnin si ata. Folëm me Kurdët dhe ata kishin te njëjtën ndjenje si ne kundrejt oficereve britanike. Ja u thamë britanikeve qe sigurisht nuk ju pëlqeu mendimi ynë”
Rreshteri i Forcave parashutiste Hormis Youkhana e përshkruan kështu eksperiencën e tij pas plagëve qe mori ne Shqipëri.
“ Pasi u plagosa ne Shqipëri doktorët me thane se me duhej dy vjet qe te rikuperohesha ne se beja terapi fizike. Mua me liruan nga kompania pas 6 muajsh si i pa afte fizikisht. Mbeta vetëm nuk me jepte njeri pune britaniket nuk me morën as si ndihmës kuzhinier ne kampin



Te vrare ne zbarkimin e Sarandës kompania asiriane
1246 Sgt Odisho Sulaka [Assyrian] – Albania 9.10.44
1463 Sgt Youkhana Sliwo [Assyrian] – Albania 9.10.44
1726 Cpl Youkhana Mikhail [Assyrian] – Albania 9.10.44
4750 Cpl Hormis Daniel [Assyrian] – Albania 19.10.44 died of wounds in hospital.
10389 Pte Paulos Essa [Assyrian] – Albania 15.10.44 died of wounds in hospital.
1083 Pte Zaia Enwia [Assyrian] – Albania 15.10.44 died of wounds in hospital.
Te plagosur ne zbarkimin e sarandes kompania asiriane
07773 Lt R. W. Sherwood [British] – Albania
X95 R.K. Shlimon Bukho [Assyrian - Albania
1395 Sgt Odisho Essi [Assyrian] – Albania
2026 Sgt Hormis Youkhana [Assyrian] – Albania
1319 Sgt Sliwo Shabander [Assyrian] – Albania
1437 L/C Warda Enwia [Assyrian] – Albania
10949 Pte Lazar Eshu [Assyrian] – Albania
4755 Pte Hussain Shiekh Mohd [Kurdish]
1518 Pte Dinkha Dawid [Assyrian] – Albania
2098 Pte Enwia Hormis [Assyrian] – Albania
1827 Pte Noona Eshu [Assyrian] – Albania
6354 Pte Kader Nader [Kurdish] – Albania
4648 Pte Hormis Mansoor [Assyrian] – Albania
10562 Pte Oraham Hormis [Assyrian] – Albania
6052 Pte Amin Karim [Kurdish] – Albania
10820 Pte Hanna Mikhail [Assyrian] – Albania


3 comments:

Ανώνυμος είπε...

Μου φαίνεται τελικά ότι το Βορειοηπειρωτικό το κρατάνε "ζωντανό" οι αλβανοί με τις θεωρίες συνομωσίας τους

voriokopritis είπε...

Afino afto edw fasistes
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=Yu6EtlYuWLA

Ανώνυμος είπε...

Ας αφησουμε στην ακρη για λιγο τι θεωριες περι συνομοσιας καποιων καθυστερημενων και ακραιων στην Αλβανια.Βλεπουμε οτι υπηρχαν στιγμες στην ιστορια οπυ οι δυο λαοι συνεργαστηκαν κατα κοινου εχθρου.Οπως και στην κατοχη ακομα και στην περιοδο της οθωμανικης αυτοκρατοριας υπηρχαν στιγμες που Ελληνες και Αλβανοι βρεθηκα συμμαχοι σε κοινο μετωπο.Τετοιες εικονες πρεπει να περιεχουν τα σχολικα βιβλια της συγχρονης ιστοριας και στις δυο χωρες.

Δημοσίευση σχολίου