Άρθρο του Κώστα Μπάρκα στην εφημερίδα «Panorama»
Η αλβανική
εφημερίδα «Panorama» φιλοξένησε
χθες (10/2/2013), άρθρο του βουλευτή του Δημοκρατικού Κόμματος στην Περιφέρεια
Αυλώνας Κώστα Μπάρκα.
Με μία ωραία
εισαγωγή, παρομοιάζει τον αυξανόμενο αλβανικό εθνικισμό με τον αιμοβόρο ρωμαίο αυτοκράτωρ
Νέρων, που τα πάθη του κατέστρεψαν τη Ρώμη αλλά και τον εαυτό του ενώ την Ορθόδοξη
Εκκλησίας ως τον Παύλο και το Πέτρο που έζησαν την ίδια εποχή και τους οδήγησε
στο μαρτύριο.
Παρουσιάσει
το τεράστιο και πολύπλευρο έργο του Αναστασίου, και κλείνει με την φράση του Οικουμενικού
Πατριάρχη ότι ο «εθνικισμός είναι δίκοπο μαχαίρι».
Στη συνέχεια
όλο το άρθρο, όπως δημοσιευτικη στην Panorama:
Sulmi ndaj Kishës Ortodokse
Teksa dëgjoj
kohët e fundit shtypin apo median elektronike të bombardohet me gjithfarë
sulmesh ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri, nuk di pse natyrshëm më
vjen në mendje historia e dënimit mizor të misionarit më të madh të
Krishterimit, apostulli Pavli si dhe kryepeshkopit të parë Pjetrit, nga
gjakatari Neron, sundues i Romës në shekullin e parë, që vrau për lakmitë e tij
edhe të ëmën. Dy shenjtët për 30 vjet udhëtuan përreth hapësirave të Mesdheut,
ku themeluan bashkësitë e para të Krishterimit dhe motivuan shpirtërisht
njerëzit në rrugën e Perëndisë, duke i sjellë kështu probleme sundimtarit të
Romës. Duke e akuzuar si autor të zjarrit më shkatërrimtar në historinë e Romës
(zjarr i vënë në fakt nga vetë Neroni në emër të lakmisë së tij të babëzitur
për t’u quajtur themelues i ri i qytetit), sundimtari zjarrvënës i pret kokën
apostull Pavlit dhe e flak tutje. Legjenda thotë se koka e flakur, para se të
ndalej, u përplas dhe u ngrit tri herë nga trualli. Në tri
vendet ku u ngrit buruan tri burime uji. Në të njëjtën rrjedhë fati shkoi edhe
jeta e apostull Pjetrit, kryepeshkopi i parë i Romës. Filozofia e këtij
persekucioni transformuar në ringjallje, në burim, në fakt ka shoqëruar
historinë e Krishterimit edhe në epoka më të mëvonshme, duke mbërritur deri
vonë, deri në epokën e gërrhamave të fundit të komunizmit, sidomos në Europë
dhe në Shqipëri. Por është e dhimbshme të konstatosh se vazhdon të jetë në
axhendën e sulmeve mediokre edhe sot, të segmenteve të caktuara të veshur me
petkun e nacionalizmit apo të ngjyrimeve të ndryshme fetare. Shqipëria ka qenë,
në fakt, një nga vendet e Europës që u has më hershëm me Krishterimin dhe ka
një histori të gjatë me këtë besim fetar. Përgjatë bregut ilir ka pasur ngulime
relativisht të hershme të krishterësh. I pari që predikoi Ungjillin në Shqipëri
thuhet se mund të ketë qenë vetë misionari më i madh i Krishterimit, apostulli
Pavli. Në Shqipërinë postkomuniste, mes shkatërrimit institucional, ekonomik dhe
politik, u trashëgua një vakum i madh moral dhe shpirtëror. Nacionalizmi
ekstrem gjeti një terren të përshtatshëm. Grupimet politike janë përpjekur në
vijimësi të shfrytëzojnë ndjenjat kombëtare dhe fetare për të realizuar
qëllimet e tyre politike, duke krijuar kështu një vorbull urrejtjeje dhe
konfuzioni. Regjisorët e rinj të politikës nacionaliste nxituan që luftën e
klasave ta zëvendësojnë me urrejtjen etnike, duke përdorur shpesh edhe motivime
apo sulme fetare, duke synuar kështu të shkatërrojnë edhe ikonën më me vlerë të
saj, pikërisht harmoninë fetare. Po çfarë është në fakt ky gjallërim i këtyre
përmasave i luftës ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri? Pse pikërisht
tani janë ngritur e gjallëruar demonët e kësaj beteje të mbërritur që nga epoka
e zanafillës së Krishterimit në tokë? Kush janë Neronët e sotëm që shqetësohen
dhe nuk flenë dot gjumë nga inspirimi shpirtëror i njerëzve që e besojnë atë?
Në një Ballkan të trazuar nga konfliktet etnike që nuk po mundet t’i sfumojë as
globalizmi dhe as tregjet e hapura, tezat nacionaliste, për ironi të situatës,
mbeten kambanat e ditës. Po çfarë është në thelb një luftë e tillë ndaj Kishës
Ortodokse Autoqefale sot dhe kreut të saj, kryepeshkopit Janullatos? Është një
luftë ndaj këtij besimi, apo thjesht një hakmarrje e verbër nacionaliste ndaj
një individi? Do të ishte ekstremisht përtej çdo guximi edhe neronian të
mendosh se mund të shkulësh nga shpirtrat e njerëzve besimin, i çfarëdo lloji
qoftë ai, sot në shekullin e 21-të, kur në fakt edhe konfliktet jofetare shumë
shpesh janë shtruar për zgjidhje në tryezën e besimit fetar apo kanë kërkuar si
aktor të rëndësishëm këtë të fundit. Atëherë kjo luftë mbetet vetëm një
përpjekje mizore e paskrupullt e qëllimeve të ulëta të kastave të caktuara, në
kurriz të gjësë më të shenjtë që ka njeriu, besimit te Zoti. E ndërsa sulmet
ekstremiste vijojnë të derdhin helmin mbi ortodoksinë, në heshtjen dhe
modestinë e saj të fisme Kisha Ortodokse Autoqefale gjendet më shumë se kurrë
në misionin e saj ekzistencial, atë të të qenit pranë njerëzve, besimtarëve dhe
nevojave të tyre jo vetëm shpirtërore. Aspektet konkrete të të qenit në këtë
status, Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare gjatë 20 viteve të ekzistencës së
saj i ka gjithëpërfshirëse dhe shumëplanshe. Në shumë rrethe të vendit, si
Tiranë, Korçë, Berat dhe Gjirokastër, ndihmon me ushqimin e mjaft njerëzve në
nevojë, personave me aftësi të kufizuar, të moshuarve të vetmuar. Çdo vit
ndihmohen rreth 200 persona dhe shumë të sëmurë mbështeten financiarisht për të
blerë ilaçe. Të tjerë të pastrehë ndihmohen për të paguar një pjesë të qirasë
mujore, ndihmë me materiale shkollore për fëmijët etj. E kam të freskët në
kujtesën time momentin e pritjes të vëllezërve kosovarë në vitin 1999 në
Sarandë. Në cilësinë e drejtuesit të pushtetit vendor të rrethit, prita në
elikodromin e Sarandës ndihmën e parë që solli vetë kryepeshkopi Anastas për
ta. Kujdesi i tij që ndihmat të shkonin sa më shpejt dhe si duhet pranë
familjeve kosovare ishte ndoshta i paimagjinueshëm për ditët e sotme dhe për
figurën e një kryepeshkopi. Ai sistemonte kutitë e qumështit së bashku me mua
te makinat që do t’i transportonin në vendin ku ata strehoheshin. Paralelisht
Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka përkrahur një numër të madh programesh,
ku përfshihen projekte zhvillimi për zonat malore, për zhvillimin e bujqësisë
dhe blegtorisë, programi për edukimin shëndetësor të fëmijëve dhe ngritja e
qendrave shëndetësore në fshatra. Shpërndahen ushqime, veshmbathje dhe
medikamente në zonat e thella për mijëra familje në nevojë. Janë riparuar apo
ndërtuar rishtas, me mbështetjen e veçantë të kryepeshkopit Anastas, 450
godina, ku përfshihen ndërtesa të shkatërruara universitare në Tiranë dhe
Gjirokastër, shkolla si ajo e Ndroqit apo “Konferenca e Pezës”, kopshte fëmijësh
si ai i fshatit Muçaj, shkatërruar nga shpërthimet e Gërdecit, kënde lojërash
publike si ai i Përmetit etj. Ndërhyrja në aspektet kulturore kombëtare po
ashtu kanë qenë në fokusin e vëmendjes së Kishës Ortodokse Autoqefale
Shqiptare, materializuar kjo me restaurimin e 70 kishave e manastireve –
monument kulture, me një investim deri më sot mbi 8 milionë euro, që janë
pasuri e mirëfilltë kombëtare. Kjo qasje e saj te njerëzit është shumë më e
fortë, shumë më e prekshme dhe solide se të gjitha erërat nacionaliste apo
çfarëdo qofshin, që tentojnë t’ia lëkundin themelet kalasë së besimit. Popujt,
veçanërisht ai shqiptar, e kanë mësuar tashmë se tehu nacionalist është ai që
ka vrarë popujt dhe të ardhmet e tyre në historinë e afërt dhe të largët. Në
aspiratat integruese jo vetëm të Shqipërisë, por të Ballkanit në tërësi,
retrospektiva e dhimbshme e pasojave të nacionalizmit, e sjellë nga Patriku
Bartolomeo, është më koherente se kurrë: “Nacionalizmi u kthye në një shpatë me
dy tehe; në duart e tiranëve ka qenë shkatërrimtar – me të vërtetë, forca më
shkatërruese në historinë njerëzore, duke vrarë 75 milionë qenie njerëzore
vetëm ndërmjet viteve 1914-1945. Tashmë duhet ta pyesim veten hapur dhe
ndershmërisht: A nuk është koha t’u vihet fre ekseseve të nacionalizmit?”
7 comments:
Λες και το έγραψε ο Ορφέας με τα χεράκια του. Αλήθεια, ο Ντούλες γιατί δεν έχει γράψει σήμερα ούτε ένα άρθρο στον τύπου που να υπερασπίζεται την Ορθόδοξη Εκκλησία;
Barkas kleinei epi tou Dule.Politikko stirgma ton Tavo,thriskeftiko ton Orthea
Μπραβο ρε Βορειοηπειρωτη καλα που εχουμε κι εσενα να μας μαθαινεις τα αλβανικά!
Καλά τα λες Κώτσιο, το θέμα είναι πως τα κάνεις όχι πως τα λες. Καιρός να ξαναμαντρωθείς και να γίνεις έστω και δεύτερος στη τάξη στην Ομόνοια. Οι καιροί απαιτούν ενότητα και όχι προσωπικές μαγκιές αλά Ξερρόλα.
Grafi to site respublika.al:
Dhe në fund, Barka dhe e mbyll me një frazë nga Patriku Bartolomeo: “Nacionalizmi u kthye në një shpatë me dy tehe; në duart e tiranëve ka qenë shkatërrimtar – me të vërtetë, forca më shkatërruese në historinë njerëzore, duke vrarë 75 milionë qenie njerëzore vetëm ndërmjet viteve 1914-1945. Tashmë duhet ta pyesim veten hapur dhe ndershmërisht: A nuk është koha t’u vihet fre ekseseve të nacionalizmit?”.
Bukur, sikur të mund të botohej edhe në greqisht, në Greqi.
Koco, to Pilo thelis na fas qe esi na exis to pano xeri sto PD. Se simferi opos simferi qe to Dule. Meta exis ti sira. Dhen ksexna o Dule pu ton zdrimokses. Sinergazete me sena jati ise o pjo adhinamos krikos.
O grekoshqipetar sulmi so polemos por epithesis.
Δημοσίευση σχολίου