Δευτέρα 11 Φεβρουαρίου 2013

Ο πόλεμος κατά της Ορθόδοξης Εκκλησίας της Αλβανίας



Άρθρο του Κώστα Μπάρκα στην εφημερίδα «Panorama»
Η αλβανική εφημερίδα «Panorama» φιλοξένησε χθες (10/2/2013), άρθρο του βουλευτή του Δημοκρατικού Κόμματος στην Περιφέρεια Αυλώνας Κώστα Μπάρκα.
Με μία ωραία εισαγωγή, παρομοιάζει τον αυξανόμενο αλβανικό εθνικισμό με τον αιμοβόρο ρωμαίο αυτοκράτωρ Νέρων, που τα πάθη του κατέστρεψαν τη Ρώμη αλλά και τον εαυτό του ενώ την Ορθόδοξη Εκκλησίας ως τον Παύλο και το Πέτρο που έζησαν την ίδια εποχή και τους οδήγησε στο μαρτύριο.
Παρουσιάσει το τεράστιο και πολύπλευρο έργο του Αναστασίου, και κλείνει με την φράση του Οικουμενικού Πατριάρχη ότι ο «εθνικισμός είναι δίκοπο μαχαίρι».


Στη συνέχεια όλο το άρθρο, όπως δημοσιευτικη στην Panorama:


Sulmi ndaj Kishës Ortodokse


KOSTA BARKA


Teksa dëgjoj kohët e fundit shtypin apo median elektronike të bombardohet me gjithfarë sulmesh ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri, nuk di pse natyrshëm më vjen në mendje historia e dënimit mizor të misionarit më të madh të Krishterimit, apostulli Pavli si dhe kryepeshkopit të parë Pjetrit, nga gjakatari Neron, sundues i Romës në shekullin e parë, që vrau për lakmitë e tij edhe të ëmën. Dy shenjtët për 30 vjet udhëtuan përreth hapësirave të Mesdheut, ku themeluan bashkësitë e para të Krishterimit dhe motivuan shpirtërisht njerëzit në rrugën e Perëndisë, duke i sjellë kështu probleme sundimtarit të Romës. Duke e akuzuar si autor të zjarrit më shkatërrimtar në historinë e Romës (zjarr i vënë në fakt nga vetë Neroni në emër të lakmisë së tij të babëzitur për t’u quajtur themelues i ri i qytetit), sundimtari zjarrvënës i pret kokën apostull Pavlit dhe e flak tutje. Legjenda thotë se koka e flakur, para se të ndalej, u përplas dhe u ngrit tri herë nga trualli. Në tri vendet ku u ngrit buruan tri burime uji. Në të njëjtën rrjedhë fati shkoi edhe jeta e apostull Pjetrit, kryepeshkopi i parë i Romës. Filozofia e këtij persekucioni transformuar në ringjallje, në burim, në fakt ka shoqëruar historinë e Krishterimit edhe në epoka më të mëvonshme, duke mbërritur deri vonë, deri në epokën e gërrhamave të fundit të komunizmit, sidomos në Europë dhe në Shqipëri. Por është e dhimbshme të konstatosh se vazhdon të jetë në axhendën e sulmeve mediokre edhe sot, të segmenteve të caktuara të veshur me petkun e nacionalizmit apo të ngjyrimeve të ndryshme fetare. Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Europës që u has më hershëm me Krishterimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Përgjatë bregut ilir ka pasur ngulime relativisht të hershme të krishterësh. I pari që predikoi Ungjillin në Shqipëri thuhet se mund të ketë qenë vetë misionari më i madh i Krishterimit, apostulli Pavli. Në Shqipërinë postkomuniste, mes shkatërrimit institucional, ekonomik dhe politik, u trashëgua një vakum i madh moral dhe shpirtëror. Nacionalizmi ekstrem gjeti një terren të përshtatshëm. Grupimet politike janë përpjekur në vijimësi të shfrytëzojnë ndjenjat kombëtare dhe fetare për të realizuar qëllimet e tyre politike, duke krijuar kështu një vorbull urrejtjeje dhe konfuzioni. Regjisorët e rinj të politikës nacionaliste nxituan që luftën e klasave ta zëvendësojnë me urrejtjen etnike, duke përdorur shpesh edhe motivime apo sulme fetare, duke synuar kështu të shkatërrojnë edhe ikonën më me vlerë të saj, pikërisht harmoninë fetare. Po çfarë është në fakt ky gjallërim i këtyre përmasave i luftës ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri? Pse pikërisht tani janë ngritur e gjallëruar demonët e kësaj beteje të mbërritur që nga epoka e zanafillës së Krishterimit në tokë? Kush janë Neronët e sotëm që shqetësohen dhe nuk flenë dot gjumë nga inspirimi shpirtëror i njerëzve që e besojnë atë? Në një Ballkan të trazuar nga konfliktet etnike që nuk po mundet t’i sfumojë as globalizmi dhe as tregjet e hapura, tezat nacionaliste, për ironi të situatës, mbeten kambanat e ditës. Po çfarë është në thelb një luftë e tillë ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale sot dhe kreut të saj, kryepeshkopit Janullatos? Është një luftë ndaj këtij besimi, apo thjesht një hakmarrje e verbër nacionaliste ndaj një individi? Do të ishte ekstremisht përtej çdo guximi edhe neronian të mendosh se mund të shkulësh nga shpirtrat e njerëzve besimin, i çfarëdo lloji qoftë ai, sot në shekullin e 21-të, kur në fakt edhe konfliktet jofetare shumë shpesh janë shtruar për zgjidhje në tryezën e besimit fetar apo kanë kërkuar si aktor të rëndësishëm këtë të fundit. Atëherë kjo luftë mbetet vetëm një përpjekje mizore e paskrupullt e qëllimeve të ulëta të kastave të caktuara, në kurriz të gjësë më të shenjtë që ka njeriu, besimit te Zoti. E ndërsa sulmet ekstremiste vijojnë të derdhin helmin mbi ortodoksinë, në heshtjen dhe modestinë e saj të fisme Kisha Ortodokse Autoqefale gjendet më shumë se kurrë në misionin e saj ekzistencial, atë të të qenit pranë njerëzve, besimtarëve dhe nevojave të tyre jo vetëm shpirtërore. Aspektet konkrete të të qenit në këtë status, Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare gjatë 20 viteve të ekzistencës së saj i ka gjithëpërfshirëse dhe shumëplanshe. Në shumë rrethe të vendit, si Tiranë, Korçë, Berat dhe Gjirokastër, ndihmon me ushqimin e mjaft njerëzve në nevojë, personave me aftësi të kufizuar, të moshuarve të vetmuar. Çdo vit ndihmohen rreth 200 persona dhe shumë të sëmurë mbështeten financiarisht për të blerë ilaçe. Të tjerë të pastrehë ndihmohen për të paguar një pjesë të qirasë mujore, ndihmë me materiale shkollore për fëmijët etj. E kam të freskët në kujtesën time momentin e pritjes të vëllezërve kosovarë në vitin 1999 në Sarandë. Në cilësinë e drejtuesit të pushtetit vendor të rrethit, prita në elikodromin e Sarandës ndihmën e parë që solli vetë kryepeshkopi Anastas për ta. Kujdesi i tij që ndihmat të shkonin sa më shpejt dhe si duhet pranë familjeve kosovare ishte ndoshta i paimagjinueshëm për ditët e sotme dhe për figurën e një kryepeshkopi. Ai sistemonte kutitë e qumështit së bashku me mua te makinat që do t’i transportonin në vendin ku ata strehoheshin. Paralelisht Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka përkrahur një numër të madh programesh, ku përfshihen projekte zhvillimi për zonat malore, për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, programi për edukimin shëndetësor të fëmijëve dhe ngritja e qendrave shëndetësore në fshatra. Shpërndahen ushqime, veshmbathje dhe medikamente në zonat e thella për mijëra familje në nevojë. Janë riparuar apo ndërtuar rishtas, me mbështetjen e veçantë të kryepeshkopit Anastas, 450 godina, ku përfshihen ndërtesa të shkatërruara universitare në Tiranë dhe Gjirokastër, shkolla si ajo e Ndroqit apo “Konferenca e Pezës”, kopshte fëmijësh si ai i fshatit Muçaj, shkatërruar nga shpërthimet e Gërdecit, kënde lojërash publike si ai i Përmetit etj. Ndërhyrja në aspektet kulturore kombëtare po ashtu kanë qenë në fokusin e vëmendjes së Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, materializuar kjo me restaurimin e 70 kishave e manastireve – monument kulture, me një investim deri më sot mbi 8 milionë euro, që janë pasuri e mirëfilltë kombëtare. Kjo qasje e saj te njerëzit është shumë më e fortë, shumë më e prekshme dhe solide se të gjitha erërat nacionaliste apo çfarëdo qofshin, që tentojnë t’ia lëkundin themelet kalasë së besimit. Popujt, veçanërisht ai shqiptar, e kanë mësuar tashmë se tehu nacionalist është ai që ka vrarë popujt dhe të ardhmet e tyre në historinë e afërt dhe të largët. Në aspiratat integruese jo vetëm të Shqipërisë, por të Ballkanit në tërësi, retrospektiva e dhimbshme e pasojave të nacionalizmit, e sjellë nga Patriku Bartolomeo, është më koherente se kurrë: “Nacionalizmi u kthye në një shpatë me dy tehe; në duart e tiranëve ka qenë shkatërrimtar – me të vërtetë, forca më shkatërruese në historinë njerëzore, duke vrarë 75 milionë qenie njerëzore vetëm ndërmjet viteve 1914-1945. Tashmë duhet ta pyesim veten hapur dhe ndershmërisht: A nuk është koha t’u vihet fre ekseseve të nacionalizmit?”



7 comments:

Ανώνυμος είπε...

Λες και το έγραψε ο Ορφέας με τα χεράκια του. Αλήθεια, ο Ντούλες γιατί δεν έχει γράψει σήμερα ούτε ένα άρθρο στον τύπου που να υπερασπίζεται την Ορθόδοξη Εκκλησία;

Ανώνυμος είπε...

Barkas kleinei epi tou Dule.Politikko stirgma ton Tavo,thriskeftiko ton Orthea

Ανώνυμος είπε...

Μπραβο ρε Βορειοηπειρωτη καλα που εχουμε κι εσενα να μας μαθαινεις τα αλβανικά!

Ανώνυμος είπε...

Καλά τα λες Κώτσιο, το θέμα είναι πως τα κάνεις όχι πως τα λες. Καιρός να ξαναμαντρωθείς και να γίνεις έστω και δεύτερος στη τάξη στην Ομόνοια. Οι καιροί απαιτούν ενότητα και όχι προσωπικές μαγκιές αλά Ξερρόλα.

Ανώνυμος είπε...

Grafi to site respublika.al:
Dhe në fund, Barka dhe e mbyll me një frazë nga Patriku Bartolomeo: “Nacionalizmi u kthye në një shpatë me dy tehe; në duart e tiranëve ka qenë shkatërrimtar – me të vërtetë, forca më shkatërruese në historinë njerëzore, duke vrarë 75 milionë qenie njerëzore vetëm ndërmjet viteve 1914-1945. Tashmë duhet ta pyesim veten hapur dhe ndershmërisht: A nuk është koha t’u vihet fre ekseseve të nacionalizmit?”.

Bukur, sikur të mund të botohej edhe në greqisht, në Greqi.

Ανώνυμος είπε...

Koco, to Pilo thelis na fas qe esi na exis to pano xeri sto PD. Se simferi opos simferi qe to Dule. Meta exis ti sira. Dhen ksexna o Dule pu ton zdrimokses. Sinergazete me sena jati ise o pjo adhinamos krikos.

Ανώνυμος είπε...

O grekoshqipetar sulmi so polemos por epithesis.

Δημοσίευση σχολίου