Δευτέρα 19 Νοεμβρίου 2012

Εθνικισμός, ανθελληνισμός και αντιαλβανισμός



Το άρθρο του Παναγιώτη Μπάρκα «Χρυσή Αυγή και Βορειοηπειρωτικό» που δημοσιεύτηκε στο «Βορειοηπειρώτη», δημοσιεύτηκε (με λίγες τροποποιήσεις) και στην ευρείας κυκλοφορίας  αλβανική εφημερίδα “Shekulli” με τον τίτλο «Εθνικισμός, ανθελληνισμός και αντιαλβανισμός». Παρόλο που τα περισσότερα  σχόλια των αλβανών που γράφτηκαν στην ιστοσελίδα της εφημερίδας είναι υβριστικά προς τον κ. Μπάρκα και τον ελληνισμό γενικότερα
θεωρούμε πολύ καλό να μεταφέρεται και η άλλη (ελληνική) άποψη  στην αλβανική κοινή γνώμη που ποτίζεται καθημερινά από πολλά ΜΜΕ με την ιδέα ότι «ο σωστός αλβανός «πατριώτης» πρέπει να είναι και ανθέλληνας» ενώ όπως είπαμε πολλές φορές οι ελληνικές διπλωματικές αρχές στην Αλβανία κοιμούνται τον ύπνο του δικαίου!!! Ακόμα και αν ή άλλη άποψη (του Μπάρκα) εξοργίζει τους περισσότερους αλβανούς, οι υγιώς σκεπτόμανοι αλβανοί θα αποκτήσουν επιχειρήματα ενώ κάτι θα μείνει και στους εξαγριωμένους.

Όπως ήταν αναμενόμενο, την ευκαιρία δεν θα άφηνε να πάει χαμένη ο «φίλος» μας αλβανός δημοσιογράφος και ιστορικός  Arben Llalla που ενοχλήθηκε για κάποιες συγκρίσεις που κάνει ο  Μπάρκας.  Όπως για τους πεσόντες του Β’ Παγκοσμίου Πολέμου στην Αλβανία των άλλων χωρών, για το γεγονός που είπε ότι για τον ελληνισμό της Αλβανίας είναι ευπρόσδεκτο το ενδιαφέρον της Ελλάδος απ’ όπου και αν προέρχεται, για το ότι χαρακτήρισε τον αλβανικό εθνικισμό αχαλίνωτο και ακατανόητο κ.α.



Ο Llalla θεωρεί πως ο αγγλικός στρατός στην Αλβανία μπήκε ως απελευθερωτής ενώ ο ελληνικός ως κατακτητής (και οι δύο πολεμούσαν πλάι πλάι ως σύμμαχοι). Να πούμε στο Llalla πως ως κατακτητές πολέμησαν την Ελλάδα οι Ιταλοί έχοντας συμμάχους του Αλβανούς. Ο ελληνικός και αγγλικός στρατός πολέμησαν κατά του φασισμού και γιατί όχι ως απελευθερωτές της Βορείου Ηπείρου   


Για όσους γνωρίζουν αλβανικά, ακολουθούν και τα δύο άρθρα που όπως προείπαμε του Μπάρκα δημοσιεύτηκε στη “Shekulli” ενώ του Llalla στην “Tirana Observer”, στο αλβανικό πρακτορείο ειδήσεων INA  και σε πολλά αλβανικά blogs.  


Nacionalizmi, antihelenizmi dhe antishqiptarizmi
Publikuar më 14.11.2012
Profesor Panajot Barka
Duket qartë se kriza  globale dhe veçanërisht ajo në Evropë, risjell në skenë rregullin e vjetër të rizgjimit dhe nxitjes së nacionalizmave, veçanërisht  në ato vende me ekonomi të dobët e problematike, me demokraci të pastabilizuar  dhe për pasojë me probleme të karakterit identintitar shoqëror, kulturor e etnik. Kohët e fundit  kjo duket se po përfshin keqas Shqipërinë dhe Greqinë, me tendencë për t’i futur në zgrip marrëdhëniet midis tyre. Kjo më së shumti ka të bëjë me atë se nacionalizmi ekstrem shqiptar ka bërë ushqim permanent antihelenizmin, duke kujtuar kështu fillimet e shekullit të kaluar. Nga ana tjetër, kriza e Greqisë, si pasojë e keqmenaxhimit  të situatës së brendshme ekonomike  e amplifikuar nga kriza e Eurozonës, po kthehet në një krizë sociale. Në traditën historike të Greqisë, kriza dhe situata të kësaj natyre janë kapërcyer  me ide të fuqishme, të karakterit  patriotik (aspak nacionalist), që frymëzonin popullin për sakrifica sublime . Kësaj here nuk ndodh kështu. Kemi masa ekonomike që rendojnë  popullin e thjeshtë dhe politikanë që kërkojnë të fshehin përgjegjësitë me ndërmarrjen e rolit të shpëtimtarit. Boshllëku i ideve të mëdha  patriotike për shpëtimin e Greqisë nga recesioni ekonomik me pasoja shoqërore, po zihet nga forca të tilla si SIRIZA, që ngriti flamurin populist kundra masave ekonomike antikrizë të imponuara nga Evropa, dhe  Agimi i Artë me një nacionalizëm po populist, të papërcaktuar dhe shpesh me një spontanitet  që përmblidhet me  zgjidhjen e problemeve imediate të përditshme të njerëzve. Ndër dy probleme  kryesore, pas të cilave u kap Agimit i Artë, në aspektin e brendshëm janë emigrantët e paligjshëm dhe ai i minoritetit etnik grek (Vorio Epirit) i parë po si problem i brendshëm. Do ta quaja të mirëpritur  interesimin për minoritetin etnik grek ngado që të vinte. Por kur ky interesim te kishte ide, perspektiva e  qëllime të qarta të cilat t’u përgjigjen realiteteve aktuale , të kenë të gërshetuar arritjet historike të këtij minoriteti me  zhvillimet e sotme evropiane, por mbi të gjitha të kenë parasysh vullnetin politik të vet këtij  minoriteti. Importimi  si interesim i një fryme nacionaliste, e cila përmblidhet në zgjidhje të së kaluarës e të kapërcyera, apo me parulla boshe, apo si një nacionalizëm të rritur në Greqi për  minoritetin grek që banon në Shqipëri, nuk përbën zgjidhje. Më së shumti është një qëndrim që  kthehet në ushqim për nacionalizmin shqiptar, korrente e të cilit janë shtuar së fundmi.
Kështu minoriteti grek, i cili në mënyrë aktive , apo thjesht si realitet natyral historik  ka luajtur rol  konstruktiv si sa i përket ekuilibrave të brendshme  në jug të Shqipërisë, por edhe në marrëdhëniet  Greqi-Shqipëri, mund të kthehet në lëndë midis mokrave të nacionalizmave të  dyanshme. Për më keq kur historia e fundit 20 vjeçare ka provuar se përplasjet midis dy vendeve e ka kthyer këtë minoritetin në viktimë  të nacionalizmit shqiptar, pasi minoriteti gjithmonë konsiderohet  si  përfaqësues i Greqisë  dhe  si mjet më efektiv në duart e nacionalizmit  të sëmurë ( e aspak të popullit shqiptar e të strukturave të shëndosha politike, mediatike e shtetërore shqiptare ) ose për t’i bërë presion Greqisë, ose për të shfryrë dufin e vet në pamundësi për të arritur Greqinë. Kjo bëhet më rrezikshme po të kemi parasysh se rrymat nacionaliste  shqiptare, të cilat kohët e fundit kanë mbërthyer edhe parti të koalicionit qeverisës, ushqehen fort nga një antihelenizëm i skajshëm dhe për çdo gjë. Qëmtohet në Greqi edhe detaji më i rëndomtë dhe më i parëndësishëm që të paraqitet si antishqiptarizëm, për të rritur në ekstrem antihelenizmin. Po ju marr një shembull të thjeshtë. Më 11 nëntor në një ceremoni të thjeshtë, por zyrtarisht në nivel shumë të lartë, u përkujtuan  të rënët anglezë në tokën shqiptare. Më 28 tetor u përkujtuan, si tash 20 vjet,  të rënët grekë në të njëjtën luftë dhe kundër të njëjtëve armiq. Për të dytët, jo vetëm që s`kishte prani zyrtarësh shqiptarë, por kishte  incidente të rënda antigreke (!!). Në marrëdhëniet e veta ky nacionalizëm  shqiptar po i imponon  Shqipërisë në qëndrimet ndaj Greqisë mentalitetin e njohur të tipit 'pranoj që mbetem edhe unë pa bukë, po qe se vuan edhe Greqia'. Kështu ka ndodhur  me Korridorin tetë, kështu po ndodh edhe tani me marrëveshjen e detit. Po ashtu, mënyra e konfliktualitetit politik po përdoret edhe për të zgjidhur problemet e emigrantëve, apo problemet pronësore të shqiptarëve në Greqi. Në një moment që të gjitha këto duhet të ishin instrumentet e një fqinjësie të mirë dhe përfitimi të përbashkët. Lë të mos harrojmë se edhe në Greqi ka segmente të cilët e duan këtë ushqim nacionalist. Rastet e ditëve të fundit në kalimet kufitare, flasin qartë për këtë. Ashtu siç flet qartë presioni që po i bëhet qeverisë greke nga këta faktorë që ta derivojë në Bashkimin Evropian si qëndrim e një fqinjësie jo korrekte të Shqipërisë  ndaj Greqisë, rritjen e nacionalizmit shqiptar. Një gjë e tillë do të ishte me pasoja tepër të rënda për  marrëdhëniet  midis dy vendeve dhe  për aspiratën e Shqipërisë  për integrimin në, Bashkimin Evropian. Së fundmi duket  se nacionalizmi do të bëhet boshti kryesor i fushatës së ardhme elektorale në vend, sidomos për parti politike jashtë boshtit  kryesor të qeverisë aktuale. Por ky nacionalizëm i shfaqur si përshkallëzim i antihelenizmit  mund të sjellë pasoja  nga më të paparashikuarat, po të kemi parasysh se edhe stabiliteti politik e shoqëror në Greqi nuk kanë garancinë e dikurshme. Dhe dihet në raste të tilla valvula e shkarkimit bëhet nacionalizmi, fara e të cilit  është hedhur edhe në Greqi, fatmirësisht  deri tani jo si antishqiptarizëm.


Replikë me z.Panajot Barkën

Kategoria: Opinion |
Nga Arben LLALLA

-Greqia në sulm për aneksimin e jugut të Shqipërisë, ndërsa Shqipëria në mbrojtje të vetvetes së saj-
Më 14 nëntor profesori i Katedrës së gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës prof.dr.Panajot Barka botoj një shkrim me titull: “Nacionalizmi, antihelenizmi dhe antishqiptarizmi”, ku ngre shqetësimet e tij rreth nacionalizmit të “brishtë” grek dhe të nacionalizmit të “frikshëm” shqiptar. Që në fillim të shkrimit të tij z.Barka nuk është i sinqertë dhe real, ai në mes rreshtave shfaq ndjenjat e tij të djathta nacionaliste greke duke bërë krahasime të padrejta midis respektimit për ushtarët anglez të vrarë në Shqipëri dhe mosrespektim për ushtarët grek të vrarë në luftën italo-greke 1941 nga ana e përfaqësuesve të shtetit shqiptar. Panajot Braka e di shumë mirë që nuk mund të respektohen pushtuesit ashtu siç respektohen çlirimtarët, dua ti rikujtoj se vërtet ishte luftë italo-greke ajo e 1941, por Republika Greke ende nxjerr kartonin e kuq të Ligjit të Luftës me Shqipërinë kur duhet ti bëj presion shtetit shqiptar dhe imponuar politikën greke. Panajot Barka e di shumë mirë se ushtarët grek nëpër librat e historisë së Greqisë dhe në aktivitet e përkujtimit paraqiten si çlirimtarë të Vorio Epitir, dhe ekziston një betim për ushtarët grek të cilët duhet të luftojnë për çlirimin e motrës Vorio Epiriote.
Megjithatë dua ti rikujtoj z.Barka dhe atyre që punojnë nëntokës kundër interesave të Shqipërisë se përfaqësuesit të shtetit shqiptar gjithnjë i kanë respektuar ushtarët grek të vrarë në Shqipëri në luftën e 1941, por z.Panajot nuk dëshiroj të thotë të vërtetën, ai si gjithnjë shkruan me penën e tij për të nxitur nacionalizmin grek brenda territorit të Shqipërisë. Unë i rikujtoj z.Barka se më 28 nëntorë 2011, në fshatin Bularat ishin të pranishëm për respektuar ushtarët grek Prefektja e Gjirokastrës znj.Mimoza Çomo, anëtare e PD, kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës z.Flamur Bibe i PS, ministri Spiro Ksera si dhe deputet të cilët nuk përfaqësojnë minoritetin grek, por votuesit shqiptar të LSI dhe PD, Vangjel Tavo dhe Kosta Barka. Këta përfaqësues të shtetit shqiptar të pranishëm z.Barka nuk ju mjaftojnë? Mos harroni se pa lejen e shtetit shqiptar këta nuk do ishin të pranishëm në atë ceremoni, nuk do të merrnin pjesë për të respektuar ushtarët grek të 1941.
Sa për ironinë që bëni ju z.Panajot Barka se shqiptarët janë nacionalistë ekstremistë dhe grekët nacionalistë të izoluar, unë ju rikujtoj se deri më sot asnjë deputet apo përfaqësues i shtetit shqiptar nuk ka guxuar që brenda territorit të Greqisë të çirret apo të bërtasë për autonominë e Çamërisë dhe çlirimin e saj, gjë që ne jemi mësuar ta shohim edhe të dëgjojmë britma dhe çierrje nga deputet dhe përfaqësuesit e shtetit grek brenda territorit të Shqipërisë për autonomi dhe çlirim të Vorio Epirit sa herë që ju kujtohet atyre apo kur vijnë për kafe në fshatrat e Dropullit.
Ju rikujtoj i nderuar profesor se sot në Kuvendin e Greqisë janë rreth 20 deputet që zyrtarisht i përkasin grupit me ideologji naziste, ideologjisë që shfarosi miliona njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të mos harrojmë se më 10 prill 1994 një grup terrorist grek me emrin Fronti për Çlirimin e Vorioepirit (MAVI) hyn në territorin e Shqipërisë dhe vret ushtarin Arsen Gjinin dhe kapitenin Fatmir Shehu. Për fat të keq njerëzit që ndihmuan në këtë masakër lëvizin lirshëm në Shqipëri dhe Greqia, bile njeri është shtetas i Shqipërisë.
Më 21 gusht të 1994 piloti grek Kosta Vrakas me avionin e tij hodhi fletushka antishqiptare në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në fletushka u bëhej thirrje popullit shqiptar për t’u ngritur në protesta për të larguar nga pushteti Kryetarin e Shqipërisë Sali Berishën dhe kryeministrin Aleksandër Meksin.
Profesor Baraka ju ku bëni pjesë tek ata që ngrenë Flamurin e Vorio Epirit apo tek ata që ngrenë flamurin e miqësisë dhe paqes midis Shqipërisë dhe Greqisë? Ju z.Barka jeni i dëshmuar tashmë se mbani në duar lart flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, ndërsa ne asnjëherë nuk kemi guxuar të ngremë flamurin e aneksimit të Çamërisë. Shqipëria njeh dhe respekton të drejtat e njeriut, të drejtat e minoritetit tuaj grek, ndërsa Greqia edhe pse ka firmosur që njeh minoritetin shqiptar, ajo ndër vite me dhunë dhe presione ka dëbuar dhe asimiluar minoritetin shqiptar, ku ndër kohë Greqia ka njohur zyrtarisht minoritetin sllavë në Follorinë.
Në vitin 2003 organizatat greke përpiluan një raport për historinë e Vorio Epirit dhe gjendjen e minoritetit, të drejtat e tyre etj. Raporti në fjalë është rreth 86 faqesh dhe fillon me historinë e themelimit të shtetit shqiptar, protokollin e Korfuzit.
Në fund raporti mbyllet me emrat e të gjithë minoritarëve grek që kanë probleme me të drejtën e pronave në qytetin e Sarandës. Për çdo informatë rreth këtij raporti janë lënë emrat dhe telefonat e disa intelektualëve minoritar që njihen si drejtues të disa shoqatave që luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë si Panajoti Lezos, ish sekretar i shoqatës Vorio Epirit, Panajot Barka, profesor në Universitetin E.Çabej në Gjirokastër, Harrallambos Karathanos, anëtar i partisë LAOS, ndërsa sot iND, A. Soku, K. Saferatis
Mos ti kthehemi të shkuarës sepse shumë padrejtësi kombi juaj i ka bërë kombit tim shqiptar. Unë personalisht z .Barka kam shumë miq e shok në Greqi, e respektojë popullin grek, por nuk mund të lejoj askënd të injorojë, të shpifë apo të hedhë baltë mbi kombin që i përkas, nuk ju lejoj as juve që ne ju kemi shkolluar dhe edukuar kam mirë. Ju lutemi ndaleni ironinë tuaj në shkrimet që shkruani sepse shumë mirë e dimë se çfarë doni të thonë dhe çfarë mesazhi përcillni. Ju nuk jeni i sinqertë me shqiptarët dhe lexuesit e medieve shqipe, ju duhet të thoni të vërtetën, të pranoni se jeni përpiluesi i disa Raporteve shpifëse ndaj Shqipërisë dhe këto Raporti i dërgonin në BE dhe NATO.
Në përfundim z.Panajot Barka ju nuk përdorin argumenta sepse argumenta nuk kenë, por vetëm përdorin akuza politike. Kjo është metodë klasike për tu mbyllur gojën atyre që thonë të vërtetën.
Propaganda për “Autonominë e Vorioepirit“ e pas vitit 1990
Shteti grek nga frika e vërtetë për problemin e pasurive të Çamëve, rikthimin me të drejtë në tokat dhe pronat e baballarëve të tyre, nxit njerëz të ndryshëm për tu grupuar në shoqata me ide për autonomi në jug të Shqipërisë ose siç u pëlqen Autonomi të Vorio Epirit. Shoqatat për autonomi të vorio epirit mbështeten fuqishëm zyrtarisht nga shteti grek. Që nga viti 1918 në Selanik funksionon zyra e shoqatës Vorioepiriote. Mbas viteve 1990 u themeluan shoqatat e “Vorioepiriotëve të Gjirokastrës-Sarandës-Delvinës”, shoqata e “Çobenjëve grek vorioepiriot nga Shqipëri”, e cila u themelua dhe u drejtua nga vëllezërit e ish-deputetit Kristo Goxhit. Këto shoqata ishin shumë aktive në drejtim të propagandës për autonomi të Vorioepirit. Shoqata e Mihal Goxhit zhvillonte aktivitete kulturore nëpër malet e Korçës për autonomi të “VORIOEPIRIT”, për ta flitet se kanë ngritur në vitin 1997-1998 flamurin grek në Korçë. Drejtuesit e këtyre shoqatave dolën hapur kundër shqiptarëve të Shqipërisë në periudhën e vështirë të luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Kur populli shqiptar i Kosovës vritej dhe digjej i gjallë dhe opinioni mbarë botëror përkrahte dhe ndihmonte popullin e shkelur të Kosovës, shoqatat e minoritetit grek me ideologji për aneksimin e jugut të Shqipërisë protestonin duke gjuajtur me gurë dhe vezë mbi Konsullatën e Përgjithshme Shqiptare në Selanik, duke kërkuar autonominë e të ashtuquajturit “Vorioepir”. Grekofonët dhe grekofilët dolën nëpër ekranet televizive greke duke akuzuar UÇK-në si organizatë terroriste, ato dolën hapur në përkrahje të ushtrisë barbare serbe të Millosheviçit. Nuk lanë gjë pa thënë kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, duke dhënë intervista nëpër gazetat e ndryshme greke dhe në revistat që botonin organizatat e minoritarëve grek. Kështu, revista e minoritarëve në Gjirokastrër “OAZI” e dhjetorit 1998, -janar 1999 që botohej në dy gjuhë greqisht-shqip botonte një shkrim keqinformues, një shkrim keqdashës që që i shërben urrejtjes dhe injorimit të kulturës shqiptare. Shkrimi kishte titull “Pozicioni i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në Ballkan” i autorit minoritar Pavllo Vllahos i cili na sjell opinionin e tij për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ku shkruante: “Shqiptarët e Kosovës, por edhe të Shqipërisë guxuan të vënë dorë në djepin e kulturës serbe, në vendlindjen e heronjve popullorë të princave”. Ky minoritar na dilte atë periudhë mbrojtës i çështjes shoviniste të serbëve të Millosheviçit. Deklarime kundër shqiptarëve të Kosovës atë kohë kishte edhe nga organizata e “OMONIA-s” të cilët deklaronin se refugjatët e luftës të Kosovës nuk duhet të strehohen në qytetet e Jugut të Shqipërisë si: në Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Sarandë Ersekë, Pogradec, Tepelenë. Pra, grekët, minoritarët grek u tregonin në vitin 1999 se deri ku guxojnë të vendosen shqiptarët e Shqipërisë së vërtetë, se ku duhet të strehoheshin njerëzit e ardhur nga lufta, të tmerruar nga krimet çnjerëzore të kryera nga ushtarët serbë të Millosheviçit.
Në vitin 2002 nëpër rrugët e Selanikut shoqatat “Vorioepirote” shpërndanin fletushka kundër Shqipërisë dhe kërkonin ndërhyrjen e NATO-s për të “shpëtuar” rreth 80 mijë minoritar grek që jetojnë nëpër disa fshatra të Sarandës, Gjirokastrës nga gjoja “terrori” që ushtrojnë shqiptarët kundër tyre.
Sot populli shqiptar dhe ai grek ndodhen politikisht shumë larg njëri-tjetrit. Lufta e Kosovës dhe mos njohja e pavarësisë së saj nga Greqia tregon se grekët janë besnik, avokat të politikës raciste serbe, janë në anën e kundërshtarëve të kombit shqiptar. Teoria sipas të cilës “mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek që jeton në Shqipëri janë urë lidhëse midis dy vendeve” bie poshtë si e pa vërtetë. Mërgimtarët shqiptarë janë pengje, urë e minuar që shpërthen sa herë që Tirana nuk i bindet Athinës, kur kjo e fundit me “fshesat e veta periodike të hekurta” kthen me forcë në heshtje ose me bujë mijëra njerëz të halleve, njerëz të bukës ës gojës që nuk merren me politikë. Sa herë që Shqipëria do të kërkojë të drejtat e mërgimtarëve në Greqi të drejtat e çamëve, ngritjen në Forumet dhe Asambletë botërore për zgjidhjen e drejtë të çështjes Çame, atëherë Greqia me satelitët e saj minoritar do të kërkojnë autonomi të “Vorio Epirit”. Nga pikëpamja numerike Greqia është një komb i vogël i krahasueshëm me shqiptarët në Ballkan, ndërsa progresionet demografike të çojnë në përfundimin se në mesin e shekullit 21 do ketë më shumë shqiptarë se grekë.


 

10 comments:

Δροβιανη είπε...

όταν έχεις νιώσει ρατσισμό δεν ψηφίζεις χρυσή αυγή!!+30 άλλους λόγους..

ΔΙΚΕΦΑΛΟΣ είπε...

ο Μπαρκας ειναι "αμάξι" με πολλα κυβικά τελικα αλλά φοβάμαι πως δεν υπάρχει δρόμος να κυκλοφορήσει γιατι οι δρόμοι της πολιτικής του τόπου μας είναι μόνο για παπακια ....

Ανώνυμος είπε...

THREPSE FIDHI TO HIMONA NA SE FAI TO KALOQERI!!!!

Ανώνυμος είπε...

Αγαπητέ Δικέφαλε βλέπω ότι αγνοείς πολλά πράγματα τόσο για τον Μπάρκα όσο και για την ίδια την πολιτική!
Ο Μπάρκας είναι αυτό που λέμε στην πολιτική άκουσε τον, διάβασε τον άλλα μην κάνεις το λάθος να τον ακολουθήσεις.Οι ικανότητες του Μπάρκα περιορίζονται σε αυτές του συμβούλου, γιατί άμα τον κάνεις καπετάνιο στην παραμικρή τρικυμία θα το παρατήσει το καράβι με τους ναύτες μέσα.

ΚΑΤΑΦΡΑΚΤΟΣ

Ανώνυμος είπε...

Καταφρακτε το αντίθετο αυτού που λες ειναι ο Μπάρκας, αλλά πριν μιλήσεις, καλά είναι να έχεις λίγο ξύδι.
Τάσο πολύ σε έτσουζε η πετυχημένη παρομοίωση του Δικέφαλου για τον Μπάρκα........!!!!!

Ανώνυμος είπε...

Καταφρακτε, μη τα φραζεις ολα. Ασε να περασει και τίποτε.....
Δεν θα σου παρουν την αιγλη τυο Ντούλε διότι δεν έχει τιποτε αλλο ακτος από ρετσινιά

Ανώνυμος είπε...

O Beni!Mos i a fut kot fare!Ke lalisur me *duket. *(fjala lalisur ka origin nga termi greke:[lalo]-λαλώ- αρχαία ελληνική λαλέω, -ῶ. Ka kuptime te dryshme.Ne rastin tende do thote se ke shkalluar!!!Dhe te lutem shume,mos ma merzite me profesorin!

Δροβιανη είπε...

Ο εθνικισμός γέννησε νεκροταφεία!

Ανώνυμος είπε...

Δρόβιανη ο εθνικισμός είναι παρεξηγημένη έννοια δημιουργηθείσα από τους ανθρώπους εκείνους που υπηρετούν άλλες ιδεολογίες (αν και και η έννοια του, δεν μπορεί να κλειστεί στα στενά όρια μιας ιδεολογίας)που δεν τρέφουν κανέναν σεβασμό στις ιδιαιτερότητες των λαών και των Εθνών, και από τους αγνώμονες φυσικά υπηρετούντες αυτού, και πράττουμε μέγα σφάλμα όταν αποδίδουμε στον εθνικισμό τις πράξεις των ανθρώπων.
Εθνικισμός σημαίνει... "Αγάπα το Έθνος σου και αγωνίσου για αυτό, σεβάσου τα άλλα Έθνη, και στάσου απέναντι σε όλους αυτούς που βάλουν εναντίον της βιολογικής, πολιτισμικής, πολιτιστικής ακεραιότητας του Έθνους σου".

Ανώνυμος είπε...

o Llalla na mathi tin istoria tis Allvanias. Na dhjavasi pu me to dhjatagma arithmo 194 tis 9.6.1940 pu epiqerothiqe omofona apo tin albaniqi vuli me to nomo 319 tis 4.7.1940 pu sto proto arthro grafi: To albaniko vasileo anagnorizi oti vrisqete se polemo me tis hores eqines pu tha vrethi to vasileo tis Italias. An tha dhjavasi tin istoria tu topu tu, tote tha millisi dhjaforetika ja kataktites qe apeleftherotes. = Ilirjanis=

Δημοσίευση σχολίου