Τρίτη, 19 Ιουλίου 2011

Παραλήρημα Xhufi κατά της απογραφής


Θεωρεί την αλβανική κυβέρνηση πουλημένη σε ελληνικά κέντρα και τους βουλευτές της κακιάς ώρας.
Ο αλβανός ιστορικός και πολιτευτής Pellump Xhufi, γνωστός για τις ανθελληνικές του θέσεις, σε συνέντευξη του στην εφημερίδα «Shekulli», θεωρεί ότι με την υπογραφή του νόμου για την απογραφή από το Αλβανικό Κοινοβούλιο, ολοκληρώθηκε μια αντεθνική ιστορία όπου πρωταγωνιστές είναι τα εθνικιστικά κέντρα της Ελλάδος - εντός και εκτός εξουσίας - και η διεφθαρμένη ή αλλιώς αγορασμένη αλβανική πολιτική τάξη.
«Οι βουλευτές της κακιάς ώρας ολοκλήρωσαν το πακέτο «Μητσοτάκη» που έθετε στο τελευταίο από τα περίφημα έξι σημεία, δηλαδή την απογραφή με ελεύθερη δήλωση της εθνικότητας και του θρησκεύματος.
Το εργαστήρι «Πόλο» (εννοώντας τον αρμόδιο υπουργό) προσπαθεί με διάφορα κόλπα και τεχνάσματα να υπερασπιστεί το νόθο δημιούργημα του». Αυτά και πολλά άλλα είπε ο Xhufi (όσοι ξέρουν αλβανικά, μπορούν να διαβάσουν όλη τη συνέντευξη). Ο Pellumb (στα αλβανικά σημαίνει περιστέρι) που δεν αφήνει τίποτα να πέσει κάτω όταν πρόκειται για κάτι που έχει ελληνοαλβανικό ενδιαφέρων, σίγουρα ξέρει ότι δεν είναι έτσι. Το κάνει όμως γιατί εξυπηρετεί κάποιους στόχους: 1) Προσωπικούς για να το παίξει πατέρας του έθνους αφου σιγά σιγά το δάσκαλό του Godo τον εβγαλε στη σύνταξη και 2) ενισχύει τις κινητοποιήσεις αλβανών εθνικιστών που κάνουν «σταυροφορία» κατά της απογραφής.
Εμείς δεν μπορούμε να κάνουμε τίποτα ακόμα γιατί αυτά είναι λεπτομέρειες μπροστά στο ντέρμπι της «Φοινίκης»…
Κάποια στιγμή μάλιστα μας πέρασε και από το μυαλό, μήπως γι’ αυτό γύρισαν τη Φοινίκη, για να έχουμε κάτι να ασχολούμαστε;!  

Ακολουθεί όλη η συνέντευξη στα Αλβανικά:  

 Xhufi: Kombësia, politikanët të blerë nga qarqet greke

Historiani shqiptar, Pëllumb Xhufi, vlerëson se me miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë jemi në pikën fundore të një historie antikombëtare, ku protagonistë janë qarqet e nacionalizmit ekstrem grek, në pushtet e jashtë tij, dhe klasa politike e korruptuar, e pra e blerë, shqiptare. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ai thekson se deputetët faqezinj të kësaj mazhorance bashibozukësh realizuan edhe pikën e fundit të “paketës Micotaqis”. Historiani i njohur sjell në vëmendje se regjistrimi i popullsisë me vetëpërcaktim të kombësisë ishte pika e fundit e “paketa Micotaqis”. Mbi këtë çështje, Xhufi deklaron se ofiçina “Pollo” po përpiqet të gjejë hile pas hilesh për të kaluar dobiçin e vet.

Zoti Xhufi, vetëm pak ditë më parë u miratua ligji për regjistrimin e popullsisë. Si e cilësoni ju këtë vendimmarrje dhe çfarë ndikimi do të ketë në vendin tonë?
Me miratimin e projektligjit në fjalë, deputetët faqezinj të kësaj mazhorance bashibozukësh realizuan edhe pikën e fundit të “paketës Micotaqis”. Për atë që nuk ka dijeni për të, po kujtojmë që “paketa Micotaqis” është një memorandum me gjashtë kërkesa, që ish-kryeministri grek Micotaqis ia vuri përpara politikës shqiptare qysh në vitin 1991. Në formë padurimi (ultimatumi) i njëjti Micotaqis i shpalli hapur kërkesat në fjalë në 13 korrik të vitit 1993, kur e pa që mandati i tij po përfundonte dhe politikanët “e rinj” e “demokratë” shqiptarë po vononin t’i përmbushnin ato. Në atë paketë, emërimi nga Athina i një prelati grek në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare ishte pika e parë, kurse regjistrimi i popullsisë me vetëpërcaktim të kombësisë ishte pika e fundit. Kështu pra, jemi në pikën fundore të një historie antikombëtare, ku protagonistë janë qarqet e nacionalizmit ekstrem grek, në pushtet e jashtë tij, dhe klasa politike e korruptuar, e pra e blerë, shqiptare. Përse kundërshtohet aq fort ky projekt-ligj. Së pari, sepse është antikushtetues. Kushtetuta jonë e përcakton Shqipërinë vendin e gjithë qytetarëve të saj, pa dallim kombësie, feje, krahine, gjinie apo ideje. Pra ajo shpreh një vokacion krejtësisht evropian, të ngjashëm me kushtetutat e Anglisë, Francës, Gjermanisë, Belgjikës etj., vende në të cilat përcaktimi etnik apo fetar nuk e shoqëron individin në dokumentet, sondazhet apo regjistrimet, qofshin zyrtare apo jo-zyrtare.
Vetë Greqia në regjistrimet e saj (shih për shembull atë të fundit të vitit 2001), nuk përfshin zërat “kombësi” e “besim”, ndonëse Kushtetuta e saj bën një dallim jo fort evropian midis “grekëve”, që gëzojnë të gjitha të drejtat, dhe “të tjerëve”, që lihen jashtë listës, si dikur skllevërit apo metekët në Greqinë e lashtë. Shqiptarë të shumtë e kanë provuar në kurrizin e tyre këto 20 vjet presioni e gjithanshëm, të hapur e të fshehur, që është ushtruar nga autoritetet, nga kisha, nga shkolla e nga vetë opinioni më i prapambetur grek, për të ndryshuar emrin, besimin dhe në fund edhe kombësinë.
Me pensione, viza, lehtësira punësimi për të afërmit, me përparësi financimi e kreditimi për bizneset, janë bërë përpjekje që të krijohej një shtresë gri në shoqërinë shqiptare, së cilës pikërisht sot, me rastin e këtij regjistrimi, i kërkohet hapur që të vetëshpallen “minoritarë”. Të gjitha këto politika favorizuese të mirëllogaritura nga pala greke, u toleruan nga qeveritë shqiptare të pas viteve 1990, megjithëse ishin krejtësisht të paligjshme dhe paralajmëronin furtunë në kuptim të interesave kombëtare e të sigurisë kombëtare. Por u desh të përjetonim epokën “Berisha 2” për të parë të realizoheshin me një shpejtësi marramendëse të gjitha pikat e “paketës Micotaqis”. Madje, duke shtuar “nga xhepi” edhe një lëshim shtesë: faljen e hapësirës detare me marrëveshjen famëkeqe, të miratuar njëzëri po nga ky parlament pupacësh.

Në ndryshim nga varianti i përfolur, ligji pati disa ndryshime. Të dhënat që do të merren nga censusi do të ballafaqohen me të dhënat e gjendjes civile dhe në rast se do të gjenden parregullsi, deklaruesi do të gjobitet. A e shpëton kjo mënyrë abuzimin me këtë procedurë regjistrimi?
Ka dy vjet që nën presionin e opinionit publik, ofiçina “Pollo” po përpiqet të gjejë hile pas hilesh për të kaluar dobiçin e vet. Ndryshimet në fjalë nuk ndryshojnë asgjë në thelbin e gjërave. Në radhë të parë, nuk është prekur fare thelbi i së keqes, që është pranimi pa kushte i parimit të vetëpërcaktimit të kombësisë, që u përpoq t’u imponohej shqiptarëve që në vitin 1919 nga kryeministri i atëhershëm grek, E. Venizellos. Mirëpo, ndërkombëtarët (anglezët, amerikanët, francezët, italianët, japonezët etj.) ia hodhën poshtë Venizellosit këtë “parim” bizantino-otoman, që ai madje guxoi ta imponojë në forumin më të lartë ndërkombëtar, siç ishte Konferenca e Paqes e Versajës. Tani, na del papritur një qeveri shqiptare (?), që është treguar e gatshme ta zbatojë këtë parim genocidal të vetëpërcaktimit të kombësisë për popullin e vet. E drejta ndërkombëtare njeh vetëm një parim për përcaktimin e kombësisë, shprehur në mënyrë lapidare qysh në vitin 1932 nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës: kombësia nuk është një çështje zgjedhjeje, por është një çështje fakti. Kombësia e një individi përcaktohet nga faktorë objektivë të gjuhës, historisë, territorit. Mbi këta faktorë, Lidhja e Kombeve e njohu minoritetin grek të Shqipërisë të përqendruar në rreth 90 fshatrat e krahinës së Gjirokastrës e Delvinës, dhe nuk i përfilli fare pretendimet e Athinës, që kërkonte të kontrabandonte si “grekë” të gjithë ortodoksit e vllehtë e Shqipërisë. Por le t’i lëmë mënjanë parimet dhe historitë e mëdha, e t’i shohim gjërat më konkretisht.
Në rast se “amendimet” konsistojnë në ballafaqimin e vetëdeklarimeve të qytetarëve mbi kombësinë e tyre me të dhënat e regjistrit themeltar, ku tregohet kombësia e të gjithë qytetarëve shqiptarë, përse duhet bërë kjo lëvizje e tepërt e përfshirjes në pyetësor të zërit “kombësi”? Përse nuk tërhiqet direkt nga regjistri themeltar zëri në fjalë? Madje jo vetëm ky zë, por edhe shumë e shumë të dhëna të tjera, që kanë të bëjnë me statusin ekonomik shëndetësor, financiar, kulturor etj., të individëve. Para një muaji këtë regjistrim të popullsisë e bëri edhe Gjermania, dhe a e dini se 60% e të dhënave që kërkoheshin u tërhoqën drejtpërsëdrejti nga regjistrat e gjendjes civile, nga ato të tatimeve, të sigurimit shëndetësor, të kadastrës etj,. etj,.? Pse të jetë kaq sportive kjo qeveria jonë e Halim-Heqimëve, që në kundërshtim me të gjithë ligjet kombëtare e ndërkombëtare ia lë të drejtën e përcaktimit të kombësisë ndërgjegjes së qytetarëve? “S’duhet të dyshojmë në ndjenjat patriotike të shqiptarëve”, – na mëson sekseri Pollo.
Dhe kur e thotë “patrioti” Pollo, nuk të mbetet veç ta besosh. Po mundohen të na bindin, se askush s’do guxojë të deklarojë një kombësi të rreme, pasi do gjobitet me një milion lekë të vjetra! Gënjeshtër me bisht. Së pari, këta politikanët tanë që janë mësuar të harxhojnë miliarda lekë për të blerë vota, duhet ta dinë se do të ketë edhe ndonjë miliarder, që në vend të votave, do kërkojë të blejë shpirtrat, d.m.th. kombësinë e shqiptarëve. Mos të na thonë se nuk u shkon mendja për një gjë të tillë. Nga ana tjetër, me gjobën e tyre, dorëzanasit e regjistrimit nuk trembin as më të skamurin e shqiptarëve. Sepse një gjobë e tillë është e paligjshme: në rast se ti pranon parimin e vetëpërcaktimit të kombësisë, ti nuk mundesh të dënosh dikë, që nga qejfi apo nga halli, deklaron një kombësi të paqenë. Shteti nuk duhet t’i verë qytetarët e vetë përballë dilemave të tilla ekzistenciale.


Përse i shërben grekëve regjistrimi i popullsisë
Historiani Xhufi është pyetur në lidhje me ndryshimet që i ka bërë ministri Pollo ligjit, kryesisht duke i ndërruar emrin në “Census”. Por Xhufi shprehet se ky ndryshim është thjesht në fasadë ndërsa në realistet një mashtrim që kush të dojë le ta besojë.

Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, është shprehur se ky census do të ndihmojë në hartimin e politikave të ndryshme. Sipas jush, cilat do të jenë efektet anësore të këtij ligji?
Ministri Pollo ka thënë e çfarë nuk ka thënë në këta dy vjet lidhur me çështjen e regjistrimit. Fillimisht kur ishte i bindur se shqiptarët ishin vërtet budallenj, e thoshte hapur që regjistrimi me vetëpërcaktim të kombësisë do të na japë një pasqyrë të qartë të minoriteteve në Shqipëri e do na ndihmojë të përpunojmë politikat e duhura në drejtim të tyre. Me demek, në rast se banorët e fshatit N, diku nga malësia e Shkodrës, për një thes miell do deklaronin se nuk janë më shqiptarë, por grekë, qeveria e z. Pollo do vraponte të hapte shkollë greke në atë fshat, për të qenë në rregull me standardet e me konventat ndërkombëtare. Kështu, ne kontribuuesit shqiptarë, do paguanim nga xhepi ynë shkollën greke, tekstet, librat e gazetat për banorët e këtij fshati, duke imponuar me forcë helenizimin e tij. Dhe kjo, për hir të “formularit Pollo”. Tani që njerëzve u janë hapur sytë, z. Pollo kërkon t’i qetësojë ata duke u thënë me të qeshur: “por jo, mor burrë, ky nuk është një regjistrim, ky është një census, c-e-n-s-u-s, që mbledh të dhëna jo për të bërë politika, por thjesht për statistikë”! Kush dëshiron ta besojë, le ta besojë!

Nga ana tjetër PDIU, e cila mbron të drejtat çame megjithëse ka kritikuar ashpër ligjin, ka abstenuar regjistrimin e popullsisë. Si e vlerësoni ju qëndrimin e tyre?
Qëndrim i papërshtatshëm dhe jo-koherent.


Kombësia
“E drejta ndërkombëtare njeh vetëm një parim për përcaktimin e kombësisë, shprehur në mënyrë lapidare qysh në vitin 1932 nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës: kombësia nuk është një çështje zgjedhjeje, por është një çështje fakti. Kombësia e një individi përcaktohet nga faktorë objektivë të gjuhës, historisë, territorit.”

Qeveria
“Pse të jetë kaq sportive kjo qeveria jonë e halim-heqimëve, që në kundërshtim me të gjithë ligjet kombëtare e ndërkombëtare ia lë të drejtën e përcaktimit të kombësisë ndërgjegjes së qytetarëve? “S’duhet të dyshojmë në ndjenjat patriotike të shqiptarëve”,- na mëson sekseri Pollo. Dhe kur e thotë “patrioti” Pollo, nuk të mbetet veç ta besosh”.

Blerja
“Po mundohen të na bindin, se askush s’do guxojë të deklarojë një kombësi të rreme, pasi do gjobitet me një milion lekë të vjetra! Gënjeshtër me bisht. Së pari, këta politikanët tanë që janë mësuar të harxhojnë miliarda lekë për të blerë vota, duhet ta dinë se do të ketë edhe ndonjë miliarder, që në vend të votave, do kërkojë të blejë shpirtrat, d.m.th. kombësinë e shqiptarëve”.

Deklarimi
“Në rast se banorët e fshatit N, diku nga malësia e Shkodrës, për një thes miell do deklaronin se nuk janë më shqiptarë, por grekë, qeveria e z. Pollo do vraponte të hapte shkollë greke në atë fshat, për të qenë në rregull me standardet e me konventat ndërkombëtare. Kështu, ne kontribuuesit shqiptarë, do paguanim nga xhepi ynë shkollën greke, tekstet, librat e gazetat për banorët e këtij fshati”

Denis Dedej 

1 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

egw kserw aderfe borioipiroti oti o opote stin vouli yparxoun ethnika themata pou mas aforoun emas tous ellhnes o evergetis kai agas tou voriohpeirwtikou o komantantis mas o doules pote ma pote den exei paei stin vouli na ksekatharisei i na topothetithi gia ton ellhnismo..ti na thimitho na thimitho tote gia ta ellhnika nekrotafeia ena zitima pou ekremouse 50 xronia tin idia mera o dules epeze mbala stin verbitsani kai stin vouli pernouse o nomos,na thimithoume gia ta thalasia ydata tote pou .o agapimenos tou.EDVINIS I EDIS MAS I O RAMMA MAS.tote pou ekane ta orgia na akyrothi i symfonia kai tin pige sta dikastiria tote o dikos mas den milise giati tha stenaxorouse ton.AGAPIMENO TOU .tora pali me tin apografi pali o evergetis dules den pige stin vouli giati etsi tou eixe apofasisei o AGAPIMENOS TOU .O RAMMAS na min paei stin vouli kai giafto den pige kai o dikos mas.eftyxos pou exei kati xaviedes kai tsirakia pou tous doulevei psilo gazi kai pernaei tin grami tou ekei kai mas tin pipilizoune tin karamela afou prota tin exoune mathei kala, kai mathenoume kai emeis tin grammi doule prws ta eksw stin koinonia mas.

Δημοσίευση σχολίου